TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota20 Shtator 2024, 15:20

Lindja e Mesme kthehet në "ferr"/ Hezbollahu nis sulmet hakmarrëse, lëshon mbi 100 raketa në Izrael!

Shkruar nga Pamfleti

Lindja e Mesme kthehet në "ferr"/ Hezbollahu nis sulmet

Sulmi i Hezbollahut u konfirmua edhe nga vetë ushtria izraelite e cila tha se rreth 140 raketa ishin qëlluar drejt pjesës veriore të vendit!

Grupi Hezbollahu ka nisur sulmet hakmarrëse ndaj Izraelit duke goditur pjesën veriore të tij me mbi 140 raketa. Kjo fushatë sulmi e paralajmëruar dje nga kreu iu Hezbollahut vjen pas sulmeve teknologjike që Izraeli kreu në Liban.

Sulmi i Hezbollahut u konfirmua edhe nga vetë ushtria izraelite e cila tha se rreth 140 raketa ishin qëlluar drejt pjesës veriore të vendit!

Lindja e Mesme kthehet në "ferr"/ Hezbollahu nis sulmet

Imazhe e ardhur nga Izraeli verior tregojnë zjarrfikësit po përpiqen të shuajnë flakët pas serisë së sulmeve me raketa të Hezbollahut nga Libani sot. Fotot janë bërë pranë kufirit, në lartësitë e Golanit të pushtuara nga Izraeli.

Lindja e Mesme kthehet në "ferr"/ Hezbollahu nis sulmet

Në foto duket qartë se raketat e Hezbollahut nuk kanë qëlluar zona të populluara gjë që rrjedhimisht nuk ka sjellë viktima. Megjithatë, vlen të theksohet se Hezbollahu nuk do të ndalet me kaq dhe sulmet të tjera, pse jo edhe më të fuqishme priten të ndodhin në orët në vazhdim.

Besohet se Hezbollahu është  grupi joshtetëror më i armatosur  në botë. Megjithëse nuk mund të krahasohet me fuqinë ushtarake të Izraelit, arsenali gjithnjë e më i sofistikuar i grupit ka potencialin të shkaktojë dëme të konsiderueshme.

Por Hezbollahu është mbështetur në një cep nga sulmet e fundit të Izraelit, me kredibilitetin e tij si më i pajisuri, më i trajnuari dhe më i disiplinuari nga përfaqësuesit e Iranit tani në rrezik.

Lini një Përgjigje