TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 1 Qershor 2023, 16:28

“Nuk ka dyshim që ne do ta fitojmë luftën”, Putin i bindur për triumfin e Rusisë në Ukrainë

Shkruar nga Pamfleti

“Nuk ka dyshim që ne do ta fitojmë luftën”, Putin i
Presidenti rus Vladimir Putin nuk ka dyshim se Rusia do të fitojë në Ukrainë dhe se do të bëhet një garantues i paqes dhe sigurisë për të gjitha kombet.

"Unë e di që fitorja do të jetë gjithmonë e jona. Ne do të fitojmë, pa mëdyshje, nuk ka rrugë tjetër. Nuk ka absolutisht asnjë dyshim," tha Putin.

Kreu i shtetit vuri në dukje se gjatë operacionit të posaçëm ushtarak Rusia po mbron "tokën, njerëzit dhe vlerat e saj", prandaj, ajo do të dalë patjetër fituese.

Putin urdhëroi me 24 maj 2022 nisjen e “operacionit special”, emërtim ky për pushtimin e plotë të Ukrainës. Fillimisht ai pretendoi se do ta pushtonte Ukrainën brenda disa ditësh, por asgjë nuk shkoi sipas planit. Kur ka kaluar më shumë se një vit, situata e luftës duket e ngecur me të dyja palët që nuk po bëjnë përparime të dukshme.

putin rusia ukraina lufta

Lini një Përgjigje