TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota25 Maj 2024, 17:22

Ngjarje e rëndë në Itali, gjendet i vdekur bashkëshorti i Eurodeputetes Francesca Donato

Shkruar nga Pamfleti

Ngjarje e rëndë në Itali, gjendet i vdekur bashkëshorti i

Angelo Onorato, bashkëshorti i eurodeputetes kristiandemokrate Francesca Donato, është gjetur i vdekur ditën e sotme në Palermo.

Ai u gjet i vdekur brenda makinës së tij Rover nga punonjësit e policisë. Nga hetimet e para, Onoratos i janë gjetur gjurmë gjaku në këmishë, teksa është gjetur me një brez të lidhur në qafë.

Për hetuesit dhe magjistratët të gjitha hipotezat janë të hapura, gjithashtu edhe ajo e vetëvrasjes. Bashkëshortja e tij, Francesca Donato, bashkëshortja eurodeputete, nuk kishte marrë asnjë lajm prej tij që nga ora 11:00 dhe lajmin për vrasjen e Angelos e mori vesh nga mediat.

Duket se Angelo, sipërmarrës, kishte një takim me dikë dhe se pranë Via Ugo La Malfa, ku u gjet makina, ishte vendi i zgjedhur për të biseduar.

Lini një Përgjigje