TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 5 Qershor 2023, 17:58

Nga miq në kundërshtarë, Mike Pence sfidon Donald Trump; shpall zyrtarisht kandidaturën për President

Shkruar nga Pamfleti

Nga miq në kundërshtarë, Mike Pence sfidon Donald Trump; shpall

Ish-zëvendëspresidenti i SHBA-ve Mike Pence ka vendosur të hyjë zyrtarisht në garën për president të vitit 2024, pasi dorëzoi sot dokumentet e nevojshme në Komisionin Federal të Zgjedhjeve, duke krijuar një betejë me ish-presidentin Donald Trump dhe kandidatë të tjerë të republikanëve.

Pence do të nisë ofertën e tij për presidencën e vitit 2024 në një tubim në Des Moines, Iowa, më 7 qershor, ndërsa më pas ai do të shkojë në New Hampshire dhe shtete të tjera për t’u dhënë votuesve mesazhin e tij.

Ish-zëvendës presidenti i bashkohet një fushe në rritje të kandidatëve republikanë, duke përfshirë shefin e tij të vjetër, ish-presidentin Donald Trump , guvernatorin e Floridës Ron DeSantis , Nikki Haley , senatorin Tim Scott, ish-guvernatorin e Arkansas Asa Hutchinson dhe sipërmarrësin Vivek Ramaswamy. Ish-guvernatori i Nju Xhersit, Chris Christie gjithashtu pritet t’i bashkohet garës të mërkurën.

Situata e Donald Trump brenda partisë së tij sa vjen dhe përkeqësohet, pasi Pence mendohet se do të tërheqë shumë vota nga mbështetësit e ish-presidentit. Gjithsesi mbetet për tu parë sesi do të shkojë procesi i primareve brenda Republikanëve, të cilët kërkojnë të rikthehen në pushtet pas asaj humbje tepër të kontestuar në 2020 përballë Biden. 

shba gara presidenciale

Lini një Përgjigje