TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota10 Nëntor 2025, 18:55

Netanyahu takohet me dhëndrin e Trump: Faza  e dytë e armëpushimit në Gaza kthimi i pengjeve dhe çarmatosje e Hamasit!

Shkruar nga Pamfleti

Netanyahu takohet me dhëndrin e Trump: Faza  e dytë e

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka diskutuar fazën e dytë të armëpushimit midis Izraelit dhe Hamasit në Rripin e Gazës, me të dërguarin e SHBA-së Jared Kushner, dhëndrin e presidentit Donald Trump.

Takimi u zhvillua në Jerusalem.

Ata diskutuan fazën e parë, në të cilën ndodhemi tani, që synon kthimin e pengjeve tona të mbetura, si dhe të ardhmen e fazës së dytë të këtij plani, e cila përfshin çarmatimin e Hamasit, demilitarizimin e Gazës dhe garancinë se Hamasi nuk do të ketë më asnjë rol për të luajtur në të ardhmen e Gazës”, tha zëdhënësja e Netanyahut Shosh Bedrosian, gjatë një konference për shtyp.

Takimi midis dhëndrit të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, dhe kryeministrit izraelit vjen një muaj pasi Uashingtoni dhe fuqitë rajonale ushtruan presion mbi Izraelin dhe Hamasin për të zbatuar një armëpushim pas dy vitesh të një lufte shkatërruese.

Megjithatë, çdo përparim në planin e armëpushimit të Trump kërkon jo vetëm që të dy palët të bien dakord për çështjet ku kanë dështuar në përpjekjet e mëparshme të paqes, por edhe për të zgjidhur bllokimin mbi luftëtarët e rrethuar të Hamasit.

Zëdhënësja e qeverisë tha se çdo vendim mbi politikat e Izraelit në Gaza merret në bashkëpunim me administratën Trump.

I dërguari i SHBA-së, Steve Witkoff, javën e kaluar i përshkroi përpjekjet për të zgjidhur bllokimin duke u siguruar luftëtarëve kalim të sigurt në zonat e kontrolluara nga Hamasi në këmbim të çarmatimit si një provë për hapat e ardhshëm në planin më të gjerë të armëpushimit.

Lini një Përgjigje