
Donald Trump ka lënë shtëpinë e tij në Florida për të udhëtuar në Nju Jork përpara daljes së tij të paprecedentë në gjykatë nesër.
Ish-presidenti amerikan pritet të qëndrojë në ‘Kullën Trump’ në Manhattan përpara se të dorëzohet tek autoritetet të martën.
Ai pritet të arrestohet dhe të gjykohet për akuza që rrjedhin nga pagesat e parave të bëra gjatë fushatës së tij të vitit 2016 për Shtëpinë e Bardhë.
76-vjeçari përballet me rreth 30 akuza për mashtrim të lidhur me dokumente, duke përfshirë të paktën një krim – lloji më i rëndë i veprës penale në SHBA.
Hetimi ka shqyrtuar pagesat e bëra për yllin porno Stormy Daniels dhe modelen e Playboy Karen McDougal.
Sipas CNN, Ish-presidenti Donald Trump ka punësuar një avokat të ri për të shërbyer si avokat kryesor në mbrojtjen e tij.
Trump ka punësuar Todd Blanche, i cili së fundmi ishte partner në firmën ligjore Cadëalader, Wickersham & Taft. Blanche ka përfaqësuar më parë menaxherin e fushatës së Trump, Paul Manafort dhe Igor Fruman, një ish-bashkëpunëtor i Rudy Giuliani, i cili ishte gjithashtu një figurë kyçe në gjyqin e parë të shkarkimit të Trump.
Lini një Përgjigje