TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota25 Shkurt 2026, 16:50

Nëna monstër në Gjermani, masakron me thikë fëmijën 4 vjeç

Shkruar nga Pamfleti
Nëna monstër në Gjermani, masakron me thikë
Policia gjermane

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Bavari, ku një nënë 41-vjeçare akuzohet për vrasjen e fëmijës së saj, 4 vjeç, ndërsa më pas u vetëplagos me thikën që përdori në krim.

Ngjarja ka ndodhur në Traunstein të Bavarisë, ndërsa mediat gjermane shkruajnë se fëmija i moshës parashkollore u gjet pajetë në një apartament. Pranë trupit të fëmijës u gjet edhe një thikë, të cilën gruaja 41-vjeçare e kishte përdorur për të masakruar të miturin. Më pas me të njëjtin mjet ajo është vetëplagosur.

Fëmija ishte goditur me thikë disa herë, raportojnë mediat gjermane.

Policia Kriminale dhe Zyra e Prokurorit Publik të Traunstein morën përsipër hetimin. "Aktualisht, ka prova të forta se gruaja 41-vjeçare gjermane i shkaktoi lëndime fatale fëmijës së saj diku më 24 shkurt dhe më pas plagosi veten", tha një zëdhënës i policisë.

Rrethanat e sakta të krimit mbeten të panjohura. Hetimi është duke vazhduar.

 

gjermani vrasje nena femije

Lini një Përgjigje