Një operacion në bashkëpunim me karabinerët del Ros dhe komanda e Reggio Calabria është finalizuar duke vënë në pranga 108 persona, raporton 'Ansa'.
Të dyshuarit akuzohen se janë të përfshirë në mafian dhe trafikun ndërkombëtar të drogës.
Operacioni i quajtur 'Eureka' kishte si synim ndalimin dhe arrestimin e pjestarëve të bandave Nirta-Strangio të San Luca dhe Morabito di Africo. Aksioni u zhvillua edhe në zonat e tjera si: Catanzaro, Vibo Valentia, Pescara, Milano, Salerno, Catania, Savona, Bolonja, Vicenza, L'Aquila, Ancona, Roma dhe Cagliari.
Ende nuk ka më shumë detaje rreth këtij aksioni. Pritet që në orët në vijim të dalin detaje si emrat e personave të ndaluar e nëse në mesin e tyre ka shqiptarë.
Lini një Përgjigje