
Pallati mbretëror në Britani, Buckingham Palace është mbyllur ditën e sotme, pasi një person hodhi disa municione brenda hapësirës së kopshtit.
Sipas Dailymail oficerët arrestuan një burrë rreth orës 19:00 sonte, pasi ai iu afrua portave të Pallatit duke hedhur municone dhe fishekë brenda rrethimit të pallatit.
Mësohet se asnjë nga familja mbretërore nuk ndodhej brenda në pallat në momentin e ngjarjes. Policia shtoi se objektet u gjetën dhe se burri tani është në paraburgim pasi iu gjet edhe një 'çantë e dyshimtë'.
“Oficerët arrestuan shpejt një burrë rreth orës 19:00 të së martës, 2 maj, pasi ai iu afrua portave të Pallatit Buckingham SW1 dhe hodhi një numër sendesh - të dyshuara se ishin gëzhoja pushkë gjahu - në territorin e Pallatit. Këta janë rikuperuar dhe do të dërgohen për ekspertizë. Nuk ka raportime për të shtëna të shtëna, apo të lënduar," thuhet në njoftim.
Lini një Përgjigje