TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota16 Gusht 2023, 12:54

"Mund të vrasin me një urdhër", inteligjenca britanike ngre alarmin: Rusia ka një rrjet agjentësh brenda Mbretërisë së Bashkuar

Shkruar nga Pamfleti

"Mund të vrasin me një urdhër", inteligjenca britanike

Ish-oficerët e inteligjencës pretendojnë se Rusia ka një rrjet agjentësh në Mbretërinë e Bashkuar, të cilët fshihen në periferi dhe mund të vrasin me një urdhër. 

Agjentëve rusë janë udhëzuar të integrohen në shoqërinë britanike, në përpjekje për të mos u identifikuar. 

Ata dyshohet se po ndihmojnë në lehtësimin e aktiviteteve të spiunazhit. Ish- oficeri i inteligjencës ushtarake britanike, Kol Philip Ingram MBE tha për The Sun Online se mund të ketë mijëra agjentë të tillë që veprojnë në Mbretërinë e Bashkuar, shkruajnë mediat e huaja. 

Rasti është publikuar disa ditë pasi tre të dyshuar si spiunë për Rusinë në Britani janë arrestuar, në kuadër të një hetimi të madh të sigurisë kombëtare. Bëhet fjalë për personat e identifikuar me emrat  Orlin Roussev, 45 vjeç, Bizer Dzhambazov, 41 vjeç dhe Katrin Ivanova, 31 vjeç. 

Lini një Përgjigje