TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota12 Tetor 2025, 21:58

"Mos u ndalni deri në normalizim", postera gjigantë për paqen në Tel Aviv dhe Jerusalem me Trump në krye

Shkruar nga Pamfleti

"Mos u ndalni deri në normalizim", postera gjigantë për

Postera të mëdhenj me mesazhe pro paqes dhe normalizimit të marrëdhënieve të Izraelit me vendet që janë pozicionuar kundër tij, u shfaqën të dielën në rrugët e Tel Avivit dhe Jerusalemit, duke tërhequr vëmendjen për një detaj të veçantë: mungesën e kryeministrit Benjamin Netanyahu.

Në posterat shfaqen figura të njohura amerikane si presidenti Donald Trump, senatori Marco Rubio, i dërguari amerikan Steve Witkoff dhe dhëndri i Trump-it, Jared Kushner, i cili së fundmi është rikthyer në skenën politike.

Mesazhet nëpër postera përfshijnë thirrje si: “Paqebërësit në Lindjen e Mesme”, “Mos ndaloni tani” dhe “Vazhdoni rrugën drejt normalizimit”.

"Mos u ndalni deri në normalizim", postera gjigantë për

Fotot e tyre janë shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale, duke nxitur reagime dhe komente për mungesën e Netanyahut në fushatën vizuale.

Shkrimet mbajnë logon e “Regional Security Coalition”, një organizatë e themeluar vitin e kaluar me synimin për të forcuar sigurinë e Izraelit në rajon.

 

Lini një Përgjigje