Në profilin Earth42morrow” në platformën X, është publikuar një video ku shihet se si në mes të gushtit bie borë në alpet e Francës.
Derisa po afrohet fundit i gushtit, në alpet e Francës po bie borë, kështu të paktën shihet në videon e publikuar në Earth42morroë”.
Përbri videos ishte shkruar “dimri ka filluar”, ndërsa kjo video është një nga të shumtat që dëshmojnë se këtë muaj ka patur ndryshime drastike të motit në vend të ndryshme të botës.Rasti më i fundit është Majorka e Spanjës, që është goditur nga një stuhi e fuqishme dhe shirat e rrëmbyeshëm.
Erërat janë aq të forta atje, sa që një anije gjigante e pasagjerëve është lëvizur nga porti dhe u përplas me një tanker nafte.
Ndërkohë mora e parë ka mbërritur në Alpet italiane, kryesisht në zonat perëndimore, raportojnë mediat vendase. Bora e parë e sezonit mbërriti në Sestriere, pas paralajmërimeve për rënie të temperaturave.
French Alps receives fresh August snowfall.
— Earth42morrow (@Earth42morrow) August 28, 2023
Snow blankets Val Thorens #France
VC: @Val_Tho#Snow #Alps #Tarentaise #Savoie #Climate #Storm #Weather #Viral #LesTrois #Neige #Tempete pic.twitter.com/kOHcC2fOEL
Imazhet tregojnë Sestriere e zbardhur nga bore, ku temperaturat deri 3 ditë më parë ishin 25-26°C.
Në anën tjetër në shumë vende evropiane është raportuar për përmbytje, shira të rrëmbyeshëm e rrëshqitje dheu.
Lini një Përgjigje