TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota12 Mars 2023, 17:44

Mbytet varka me emigratë nga Libia, Organizata “Alarm Phone” akuzon autoritetet italiane: Vonuat shpëtimin, ka dhjetëra të vdekur

Shkruar nga Pamfleti

Mbytet varka me emigratë nga Libia, Organizata “Alarm Phone”

Organizata “Alarm Phone” ka akuzuar autoritetet Italiane, si shkaktare të një varke me 47 emigrantë, që janë nisur nga ujërat e Libisë drejt atyre italiane. Organizata thotë se alarmi ka rënë për orë të tëra, por shpëtimi i emigrimit është vonuar.

 “Shumë nga 47 personat në bord janë të zhdukur”, shkruan organizata ndërsa shton se janë mbytur dhjetëra persona që ndodheshin në varkë.

Më tej “Alarm Phone” shkruan autoritetet italiane u kishin dhënë udhëzime anijeve tregtare të pranishme në zonë, por vëzhgimi zgjati vetëm 24 orë. Për këtë arsye “Alarm Phone” akuzon Italinë për ngjarjen tragjike.

“Nga 2.28 e datës 11 mars, autoritetet u informuan për urgjencën dhe situatën e rrezikshme. Autoritetet italiane vonuan qëllimisht shpëtimin, duke i lënë ata të vdisnin”, shkruan organizata.

Mbrëmë, sipas Alarm Phone (OJQ e krijuar nga një rrjet i madh aktivistësh për të alarmuar shpëtimin në det), kontakti me varkën kishte "humbur".

Një video e ‘Sea Watch’, e publikuar në Twitter nga gazetari Sergio Scandura i Radio Radicale, tregon varkën në vështirësi shumë të rënda dhe anijet tregtare që përpiqen ta mbrojnë atë nga dallgët, por nuk arrijnë të ndërhyjnë.

Në muajin shkurt, u shënua një tragjedi në bregdetin italianë në Cutro ku 62 persona humbën jetën në përpjekje për të mbërritur në brigjet e Italisë. Mësohet se shkak për këtë tragjedi u bë fakti se trafikantët hodhën në det dhjetëra njerëz për të lehtësuar gomonen me të cilën udhëtonin për të mos u kapur nga policia.

organizata “alarm phone”

Lini një Përgjigje