TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota22 Janar 2025, 19:40

“Marrëveshje e menjëhershme paqeje”/ Rusia i përgjigjet Trump: Fundi i luftës nuk është problemi i vetëm!

Shkruar nga Pamfleti

“Marrëveshje e menjëhershme paqeje”/ Rusia i

Rusia i është përgjigjur kërcënimeve të presidentit të SHBA Donald Trump, i cili tha se do të vendosë nivele të larta taksash, tarifash dhe sanksionesh nëse nuk ka marrëveshje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Zëvendës i dërguari i Rusisë në Kombet e Bashkuara Dmitry Polyanskiy, tha se Kremlini do të duhet të shqyrtojë se çfarë nënkupton marrëveshja për Donald Trump.

Ai thotë se nuk është vetëm çështja e përfundimit të luftës, por sipas tij, së pari duhen adresuar shkaqet e krizës në Ukrainë. 

“Nuk është vetëm çështja e përfundimit të luftës. Është para së gjithash çështja e adresimit të shkaqeve rrënjësore të krizës në Ukrainë”, tha Polyanskiy për “Reuters”.

“Pra, ne duhet të shohim se çfarë do të thotë “marrëveshja” në kuptimin e Presidentit Trump. Ai nuk është përgjegjës për atë që SHBA ka bërë në Ukrainë që nga viti 2014, duke e bërë atë “anti-Rus” dhe duke e përgatitur për luftën me ne, por tani ai ka fuqinë të ndalojë këtë politikë dashakeqe”, është shprehur zyrtari rus.

Lini një Përgjigje