Kremlini u përgjigj të mërkurën se do të duhej të informohej nga Shtetet e Bashkuara për rezultatin e bisedimeve SHBA-Ukrainë në Arabinë Saudite përpara se të komentonte nëse armëpushimi i propozuar është i pranueshëm për Rusinë.
Konkretisht, sipas Skynews , zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov u tha gazetarëve se ai nuk përjashtoi mundësinë e një bisede telefonike midis presidentëve Vladimir Putin dhe Donald Trump, e cila, tha ai, mund të organizohet shumë shpejt, nëse është e nevojshme.
Më herët, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova tha se Rusia nuk përjashton bisedimet me përfaqësuesit e SHBA në ditët në vijim, sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve Tass. Zakharova tha të mërkurën se Moska do të marrë vendimet e saj në lidhje me konfliktin në Ukrainë.
“Formimi i qëndrimit të Federatës Ruse nuk bëhet jashtë vendit për shkak të disa marrëveshjeve apo përpjekjeve të disa palëve. Formimi i pozicionit të Federatës Ruse bëhet brenda vendit," tha ajo.
Nga ana e tij, ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov vuri në dukje se në kontekstin e krizës ukrainase, Rusia e di se çfarë të bëjë për të shmangur kompromiset që do të rrezikonin jetën e njerëzve, raportojnë agjencitë ruse.
Ligjvënësi rus Konstantin Kosachev tha se çdo marrëveshje e mundshme do të jetë "në kushtet tona, jo me ato amerikane". Kosachev, kryetar i komitetit të çështjeve ndërkombëtare të Këshillit të Federatës, tha se "marrëveshjet reale janë ende duke u shkruar... në front", duke theksuar se trupat ruse po përparojnë në Ukrainë.
Lini një Përgjigje