
Marrëdhënia midis studentit me nota të shkëlqyera dhe mësueses së tij të letërsisë dhe dramës shkaktoi trazira. Vendësit dërguan letra anonime në selinë e fabrikës së famshme të çokollatës dhe makaronave të drejtuar nga familja e Brigitte-s, duke denoncuar këtë aferë...
Kur mëngjesin e së hënës u shfaq një video ku Brigitte Macron u shfaq duke i shtyrë me forcë fytyrën bashkëshortit të saj, Presidentit francez Emmanuel Macron, ndërsa ata mbërritën në Vietnam, momenti tronditës ishte i fundit në një marrëdhënie që ka qenë e mbushur me skandale.
Kreu i shtetit ishte vetëm 15 vjeç — mosha e lejuar për të kryer marrëdhënie seksuale në Francë — në vitin 1993 kur takoi Madame Brigitte Auziere, një mësuese 39-vjeçare të shkollës së mesme, në Liceun Katolik La Providence në Amiens, ku ishte edhe shok klase me vajzën e saj të madhe, Laurence.
“Në moshën 15 vjeç, Macron kishte pjekurinë e një 25-vjeçari”, tha më parë ish-mësuesi i tij i sportit, Daniel Leleu, sipas Bloomberg.

Leleu kujton se "Macron preferonte të kalonte kohën duke folur me mësuesit sesa me shokët e klasës."
Familja e Brigitte mësoi për këtë aferë në verën e vitit 1994, pasi i kapën të dy duke marrë rreze dielli rreth pishinës në shtëpinë e prindërve të moshuar të mësueses, sipas një biografeje të zonjës së parë të Francës.
Marrëdhënia midis studentit me nota të shkëlqyera dhe mësueses së tij të letërsisë dhe dramës shkaktoi trazira. Vendësit dërguan letra anonime në selinë e fabrikës së famshme të çokollatës dhe makaronave të drejtuar nga familja e Brigitte-s, duke denoncuar këtë aferë.

Fqinjët, miqtë dhe armiqtë gjithashtu pështynin në dyert e Brigitte-s, që më pas do të ishte Zonja e Parë e Francës.
“Nga një ditë në tjetrën, shoqet e saj me të cilat po planifikonte pushimet, refuzuan të flisnin me të”, shkruan biografja, Maelle Brun.
Emmanueli më vonë përmendi romancën e hershme kur tha: “ne folëm për gjithçka. Dhe zbulova se e kishim njohur gjithmonë njëri-tjetrin”, raporton Daily Mail.

Në atë kohë, Brigitte ishte e martuar me bankierin Andre-Louis Auziere, me të cilin kishte tre fëmijë.
Auziere e mori lajmin për dashurinë e gruas së tij me adoleshentin “si një shuplakë në fytyrë”, sipas Bruns.
Divorci i tyre i mëvonshëm u zvarrit për një dekadë.
Gjatë asaj kohe, Emmanueli përfundimisht u largua nga Amiens për të vijuar vitin e tij të fundit në një shkollë të mesme prestigjioze të Parisit, por distanca nuk e zbehu pasionin që ai dhe Brigitte kishin për njëri-tjetrin.
“Koka ime ishte në rrëmujë”, zbuloi Brigitte në një intervistë të rrallë, dhënë për gazetën Paris Match, duke theksuar “i thashë vetes se ai do të binte në dashuri me dikë të moshës së tij. Nuk ndodhi”.

Emmanueli shkoi në universitet për të studiuar politikë dhe çështje ndërkombëtare, dhe të dy vazhduan të takoheshin.
“Çdo të premte pas mësimit të spanjishtes, ai vraponte për në stacionin e trenit dhe hipte në tren”, tha Gaspard Gantzer, i cili ndoqi universitetin me Macron në Strasburg.

Çifti u martua përfundimisht në vjeshtën e vitit 2007, vitin kur divorci i Brigitte u finalizua më në fund. Ai ishte 29 vjeç. Ajo ishte 54 vjeçe.
Dasma u zhvillua në bashkinë e qytetit bregdetar Le Touquet, i njëjti vend ku Brigitte ishte martuar me burrin e saj të parë në vitin 1974 dhe ku familja e saj zotëronte një shtëpi pushimi. Brigitte mbante veshur një fustan të shkurtër të bardhë. Të pranishëm ishin tre fëmijët e saj, si dhe anëtarë të tjerë të familjes dhe vetë prindërit e Emmanuelit.
“Secili prej jush është dëshmitar i këtyre 13 viteve të fundit”, tha Macron në një dolli për nusen dhe familjen e tij të re. “Dhe ju na keni pranuar. Ju na keni bërë atë që jemi sot… Dua t'ju falënderoj që na doni ashtu siç jemi dhe dua të falënderoj fëmijët e Brigitte sepse kjo nuk ka qenë e lehtë për ta.”
Pas dasmës, çifti u përqendrua në karrierën e tij politike në lulëzim. Brigitte përfundimisht do të linte punën e saj si mësuese për të punuar si konsulentja kryesore e burrit të saj kur ai u bë ministër i financave në qeverinë e Francois Hollande në vitin 2014.

Ajo qëndroi në krah të tij ndërsa ai kandidonte për president dhe i rezistoi sulmeve të ashpra në median franceze, përfshirë akuzat se Emmanuel po e përdorte atë si një fasadë për të mbuluar një marrëdhënie homoseksuale me kreun e Radio France.
Edhe pse çifti bëri një shfaqje të guximshme në publik dhe Emmanuel i mohoi me forcë akuzat, në jetën private Brigitte ishte shumë e mërzitur nga thashethemet, raporton Brun.
Siç i tha autores një nga shoqet e saj: “kjo është një grua që ka duruar tashmë shumë dhimbje.”
Në vitin 2017, në moshën 39 vjeç, Emmanuel u zgjodh President i Francës, duke u bërë udhëheqësi më i ri i të gjitha kohërave i vendit.
Po atë vit, në një intervistë me Elle France, Brigitte foli për diferencën në moshë të çiftit.

“Ka momente në jetën tënde kur duhet të bësh zgjedhje jetësore. Sigurisht, ne hamë mëngjes bashkë, unë dhe rrudhat e mia, ai me rininë e tij, por kështu është”, i tha ajo gazetës.
Në muajt e fundit, presidenti francez është përfshirë në trazira si politike, ashtu edhe personale.
Në dhjetor, qeveria e tij u shemb dhe Franca u zhyt në kaos pas një vote mosbesimi ndaj ministrit të qendrës së djathtë, Michel Barnier.
Më herët këtë muaj, Pallati Elize u detyrua të mohonte pretendimet e rreme se ai kishte marrë kokainë në një tren me destinacion Kievin për një takim me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

Të hënën, në të njëjtën ditë me grindjen midis çiftit, Gjykata e Auditorëve të Francës lëshoi një paralajmërim se shpenzimet e sigurimeve shoqërore të Francës ishin “jashtë kontrollit” dhe se një krizë likuiditeti, për të cilën kishte frikë prej kohësh, në të ardhmen e afërt po afrohej gjithnjë e më shumë.
Ndërkohë, në një deklaratë, Emmanuel u përpoq ta minimizonte incidentin me Brigitte, duke thënë se ai po “grindej dhe, përkundrazi, po bënte shaka” me gruan e tij, duke shtuar: “Të gjithë duhet të qetësohen”. /Përshtati Pamfleti nga New York Post/
Lini një Përgjigje