
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka deklaruar se territori i Krimes i aneksuar nga Rusia në 2014, do t’i kthehet Ukrainës së shpejti.
”Ne nuk po luftojmë vetëm për kthimin e Krimesë, ne po luftojmë për rivendosjen e drejtësisë, për mundësinë që çdo banor i saj të kthehet në shtëpi, në Krimenë e tij, i lirë nga Rusia dhe frika”, shkroi Zelensky në Telegram.
Teksa përkujtoi të rënët në luftën e Krimes, Zelensky deklaroi se në fund të gjithë sakrificat do t’ia vlejnë në fund dhe Krimea do të lirohet.
“Sot, si pjesë e samitit të katërt të Platformës Ndërkombëtare të Krimesë, ne përurojmë një memorial kombëtar ukrainas për të përkujtuar tragjedinë e popullit tartar të Krimesë. Dhe një ditë, një monument i ngjashëm me siguri do të shfaqet në Krimenë tonë të lirë. Ne kemi besim se Krimeja do të jetë e lirë. Kjo është detyra jonë e përbashkët dhe e gjithë bota është me Ukrainën në këtë luftë”, vazhdon ai.
Lini një Përgjigje