TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota29 Mars 2023, 17:52

Lufta në Ukrainë, Kievi: Kundërofensiva ndaj Rusisë nis në prill

Shkruar nga Pamfleti

Lufta në Ukrainë, Kievi: Kundërofensiva ndaj Rusisë nis

Ministri ukrainas i Mbrojtjes, Oleksii Reznikov është shprehur se kundërofensiva e shumëpritur e Ukrainës, që përfshin tanket perëndimore dhe sistemet e avancuara të armëve mund të fillojë në prill ose maj.

Reznikov tha se tanket gjermane Leopard, të cilat kanë filluar të mbërrijnë në Ukrainë , do të jenë pjesë e fushatës kundërofensive me vendim të Shtabit tonë të Përgjithshëm.

Po planifikohet në drejtime të ndryshme. Do të varet nga koha, nga kushtet e motit. Gjatë pranverës, ne kemi tokë të lagësht. Dhe ju e dini, që një teren i tillë vështirëson lëvizjen me automjetet ushtarake. Unë mendoj se ne do t'i shohim [tanket] gjatë këtyre dy muajve. E kam fjalën për prillin dhe majin”, tha Reznikov.

Perëndimi ka nisur të ushtrojë presion ndaj Kievit për të nisur kundërofensivën e saj. Kjo pasi miliarda dollarë ndihma ushtarake janë dërguar në Ukrainë dhe ende nuk është parë një përparim në marrjen e territoreve. Perëndimi dëshiron të shikojë se sa mund të avancojë Ukraina, nëse kundërsulmi rezulton i suksesshëm atëherë ndihmat mund të vazhdojnë. Por nëse ndodh e kundërta, Perëndimi mund të detyrojë Ukrainën të ulet në tavolinën e bisedimeve me Rusinë.

lufta në ukrainë kundërofensiva

Lini një Përgjigje