TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota11 Qershor 2024, 11:22

Lufta në Gaza, Hamasi pranon rezolutën e OKB-së për armëpushim

Shkruar nga Pamfleti

Lufta në Gaza, Hamasi pranon rezolutën e OKB-së për

Një zyrtar i lartë i Hamasit Sami Abu Zuhri, tha sot se Hamasi kishte pranuar rezolutën e OKB-së për armëpushimin. Nga ana tjetër ai është shprehur se ishte gati të negocionte mbi detajet, duke shtuar se i takon Uashingtonit të sigurojë që Izraeli t'i bindet asaj, raporton Reuters.

"Hamasi pranon rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së në lidhje me armëpushimin, tërheqjen e trupave izraelite dhe shkëmbimin e pengjeve për të burgosurit e mbajtur nga Izraeli", tha Sami Abu Zuhri.

Ai theksosi se Administrata amerikane po përbalolet me një provë të vërtetë për t;i dhënë fund kësaj lufte.

"Administrata amerikane po përballet me një provë të vërtetë për të përmbushur angazhimet e saj në detyrimin e okupimit për t'i dhënë fund luftës menjëherë në një zbatim të rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së," shton ai.

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara miratoi të hënën rezolutën e parë që mbështet një plan armëpushimi, që synon t'i japë fund luftës tetëmuajshe midis Izraelit dhe Hamasit në Gaza.

Rezoluta mirëpret një propozim armëpushimi të shpallur nga presidenti Joe Biden, Propozimi i bëri thirrje Hamasit, të pranonte planin me tre faza.

Rezoluta, të cilën këshilli e mbështeti me 14 vota, me Rusinë që abstenoi, i kërkon Izraelit dhe Hamasit të zbatojnë plotësisht kushtet e armëpushimit pa vonesë dhe pa kushte.

Lini një Përgjigje