![]()
Kombet e Bashkuara njoftuan se një nga zyrat e saj në qytetin e Gazës u bombardua gjatë natës, duke shtuar se raportohet për vdekje dhe plagosje midis civilëve që strehoheshin atje.
“Kjo është e gabuar në çdo kuptim. Civilët, infrastruktura civile dhe paprekshmëria e objekteve të OKB-së duhet të mbrohen gjithmonë,” njoftoi administratori i Programit të Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara (UNDP) Ashim Steiner në platformën X (Twitter).
Në sulmet izraelite në Rripin e Gazës, deri më tani janë vrarë 11.100 persona, sipas njofitmit të Ministrisë së Shëndetësisë palestineze.
Mes viktimave janë të paktën 8 mijë gra dhe fëmijë, raporton Al Jazeera. Ndërsa më shumë se 28,000 njerëz u plagosën.
Lini një Përgjigje