TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota28 Nëntor 2025, 21:26

Lufta kundër spiunazhit rus, Ukraina burgos një grua dhe dy fëmijët e saj të rritur!

Shkruar nga Pamfleti

Lufta kundër spiunazhit rus, Ukraina burgos një grua dhe dy

Krahas luftimeve në vijën e frontit, spiunazhi dhe mbledhja e informacionit janë pjesë të rëndësishme të përpjekjeve të Ukrainës dhe Rusisë në luftë. Në rajonin Khmelnitskyi, në Ukrainën perëndimore, një ish-zyrtare lokale dhe djali e vajza e saj janë dënuar sot me 15 vjet burg.

Familja "i kalonte sistematikisht të dhëna mbi objektet ushtarake ukrainase FSB-së", sipas prokurorit të përgjithshëm.

"U vërtetua se në shkurt të vitit 2024, gruaja hyri në korrespondencë me një përfaqësues të FSB-së. Duke ditur se ai ishte punonjës i shërbimeve speciale të shtetit agresor, ajo pranoi të bashkëpunonte për para dhe përfshiu fëmijët e saj të rritur në të. Nga shkurti deri në maj të vitit 2024, ata 'simuluan' udhëtime familjare në rrethin Kamianets-Podilskyi, duke mbledhur foto të pikave të kontrollit, pozicioneve të mbrojtjes ajrore dhe lëvizjeve të ushtarëve ukrainas. Në maj, ata u ekspozuan menjëherë pas një operacioni tjetër të mbledhjes së inteligjencës - përpara se t'ia kalonin atë armikut", tha pokurori.

Gjithashtu, Polonia ka arrestuar dy ukrainas dhe tre bjellorusë me akuzën se kanë vepruar në emër të shërbimeve të inteligjencës së huaj.

Varshava paralajmëron se Polonia është shënjestruar me zjarrvënie dhe sulme kibernetike si pjesë e një "lufte hibride" të zhvilluar nga Rusia për të minuar mbështetjen e saj për Ukrainën.

Të dyshuarit, të emëruar si ukrainasit Oleksandr S dhe Sofia Ch, një minorene, dhe bjellorusët Viktoryia M, Anton M dhe Uladzimir U, u arrestuan më 25 dhe 26 nëntor.

Aktivitetet e tyre të dyshuara përfshinin fotografimin dhe transmetimin e imazheve të infrastrukturës kritike dhe vendeve thelbësore për sigurinë kombëtare në vitin 2024 dhe në fillim të vitit 2025, thanë prokurorët. Ata dyshohet se janë paguar me kriptovaluta, shtuan prokurorët.

 

Lini një Përgjigje