
Me këtë marrëveshje rajoni duket se do të bjerë në qetësi pjesërish, ndërsa sytë kthehen te konflikti në Gaza të cilin Trump ende nuk ka mundur t'i japë një zgjidhje.
Presidenti i SHBA, Donald Trump ka deklaruar herët mëngjesin e sotëm se armëpushimi mes Izraelit dhe Iranit tashmë ka hyrë në fuqi, duke sjellë më në fund një frymarrje në rajon pas gati 10 ditësh mbushur me luftë tensione dhe kërcënime.
Me anë të një postimi në rrjetin social "TruthSocial", Trump kërkoi nga Irani dhe Izraeli që t'i përmbahen kushteve për të cilat kanë rënë dakord dhe të mos e shkelin paktin e armëpushimit.
"Armëpushimi tani është në fuqi. ju lutem mos e shkelni atë! Donald j. Trump, President i Shteteve të Bashkuara", shkroi Trump në mesazhin e tij në "Truth Social".
Nga ana tjetër, Izraeli ka konfimruar se është pajtuar me propozimin e Donald Trump për armëpushim. Zyra e kryeministrit Izraelit, Benjamin Netanyahu tha se Izraeli do t'i përgjigjet "me forcë" çdo shkeljeje të armëpushimit me Iranin.
Gjithashtu në deklaratë shtohej se Izraeli ka arritur qëllimin e tij për të eliminuar kërcënimin bërthamor dhe balistik të Iranit dhe falënderon Donald Trump dhe SHBA-në për mbështetjen e tyre në këtë drejtim.
Izraeli ka eliminuar një kërcënim të menjëhershëm dhe të dyfishtë ekzistencial - si në fushën bërthamore ashtu edhe në fushën e raketave balistike. Përveç kësaj, IDF ka arritur kontroll të plotë ajror mbi qiellin e Teheranit, i ka dhënë një goditje të rëndë udhëheqjes ushtarake iraniane dhe ka shkatërruar dhjetëra objektiva kyçe të regjimit në Iran", thuhej në deklaratë.
Në krahun tjetër, një zyrtar i lartë iranian tha për agjencisë së lajmeve 'Reuters' se Teherani ka rënë dakord për armëpushimin. Irani është shprehur se marrëveshja do të arrihej nëse Izraeli ndalonte të gjitha sulmet, gjë ë tashmë është arritur.
Plani për marrëveshjen mes Iranit dhe Izraelit mësohet se u propozua nga SHBA-të dhe u ndërmjetësua nga Katari. Një zyrtar i informuar mbi negociatat tha për 'Reuters' se Trump dhe zëvendëspresidenti i tij JD Vance diskutuan planin me Katarin pas sulmit të Iranit ndaj bazave amerikane. Trump i kishte thënë Katarit se Izraeli kishte rënë dakord me planin dhe se ka nevojë për ndihmën e Dohas për të bindur Iranin.
Arritja e një marrëveshje të tillë i nxjerr të gjitha palët "të fituara", (pavarësisht se nga konflikti askush nuk del i fituar), Regjimi i Iranit arriti t'i mbijetojë një tjetër tentative për ta rrëzuar atë, pavarësisht se doli më e dobët se kurrë nga ky konflikt dhe e shkatërruar.
Izraeli arriti planin e tij për të përfshirë SHBA-në në luftë, për të bombarduar bazat e uranimut të Iranit, pavarësisht se dështoi të rrëzonte regjimin e Khameneit dhe pësoi dëme të mëdha në infrastrukturë dhe në njerëz. SHBA-ja nga ana tjetër arriti të eleminio të paktën për disa kohë rrezikun e krijimit të një arme bërthamore nga Irani, edhe pse kjo ende nuk mund të thuhet me siguri. Megjithatë urdhri për sulmi ndaj bazave bërthamore Iraniane ka hapur një "luftë nukleare" për vetë Trumpin në SHBA.
Pavarësisht së gjithave, me këtë marrëveshje rajoni duket se do të bjerë në qetësi pjesërish, ndërsa sytë kthehen te konflikti në Gaza të cilin Trump ende nuk ka mundur t'i japë një zgjidhje./Pamfleti
Lini një Përgjigje