TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 7 Gusht 2023, 09:09

Letra për BE-në dhe SHBA-në, deputetja britanike kërkon ndëshkim ndaj Vuçiç: Të mos përsërisim gabimet e së kaluarës

Shkruar nga Pamfleti

Letra për BE-në dhe SHBA-në, deputetja britanike kërkon

Ditën e djeshme u bë publike se politikanë të disa shteteve perëndimore i janë drejtuar me një letër Bashkimit Evropian, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Britanisë së Madhe.

Mësohet se ata kanë kërkuar nga Borrell, Blinken dhe Cleverly ndëshkim më të ashpër ndaj presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Për këtë letër ka shkruar edhe deputetja e Parlamentit të Britanisë së Madhe, Alicia Kearns e cila ka theksuar se kanë nevojë për diplomaci parandaluese.

Sipas deputetes Kearns, nuk duhet të përsëriten gabimet e së kaluarës.

“10 kryetarë të komisioneve për punë të jashtme dhe 56 deputetë i kanë bërë thirrje SHBA-së, BE-së dhe Britanisë së Madhe që të ndryshojnë qasjen tonë ndaj Kosovës dhe Serbisë. Ne kemi nevojë për diplomaci parandaluese, ku të sigurohemi që të ketë ekuilibër në marrëdhëniet tona dhe të mos përsërisim gabimet e së kaluarës”, shkruan Kearns.

be shba deputetja britanike vucic

Lini një Përgjigje