TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota24 Gusht 2025, 22:50

Lavrov e konsideroi Zelenskyn si jo legjitim, reagon Kievi: Absurde të flasë për legjitimitet dikush që ka 21 vite në të njëjtën karrige

Shkruar nga Pamfleti

Lavrov e konsideroi Zelenskyn si jo legjitim, reagon Kievi: Absurde të

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov  ka shkaktuar një përplasje të re midis Moskës dhe Kievit, duke thënë se Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky "nuk është më" përfaqësuesi legjitim i vendit të tij.

Deklarata u bazua në faktin se zgjedhjet presidenciale në Ukrainë u shtynë vitin e kaluar për shkak të vendosjes së gjendjes së jashtëzakonshme.

"Kur të vijë koha për të nënshkruar dokumente, të gjithë do të duhet të kenë një kuptim të qartë se personi që nënshkruan është përfaqësuesi legjitim", vuri në dukje Lavrov, duke shtuar se "sipas kushtetutës ukrainase, Zelensky aktualisht nuk është legjitim".

Përgjigja nga pala ukrainase nuk vonoi shumë. Zëvendësministri i Jashtëm Andriy Sibikha i hodhi poshtë deklaratat e zyrtarit rus, duke i quajtur ato absurde.

"Asgjë nuk është më absurde sesa një leksion mbi legjitimitetin nga dikush që është ulur në të njëjtën karrige për 21 vjet, duke i shërbyer një njeriu që ka qenë në pushtet për më shumë se 25 vjet", theksoi ai.

Lini një Përgjigje