TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota20 Tetor 2025, 07:35

Kushti i Putinit, Trump kërcënon Zelenskyn në tavolinë: Dorëzoja ose do të të shkatërrojë!

Shkruar nga Pamfleti

Trump mirëpriti Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë dhe i bëri presion për një armëpushim, duke mos i dëgjuar thirrjet e tij për rritje të mbështetjes ushtarake. Takimi midis presidentëve u shndërrua vazhdimisht në një “përplasje britmash” gjatë së cilës Trump vazhdimisht shante. 

Kushti i Putinit, Trump kërcënon Zelenskyn në tavolinë:
Trump dhe Zelensky

Financial Times” shkruan se në takimin e pak ditëve më parë, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump i bëri thirrje kreut të shtetit ukrainas, Volodymyr Zelensky, të pranojë kushtet e Rusisë për t’i dhënë fund luftës.

Ai e paralajmëroi Zelenskyn se diktatori rus, Vladimir Putin do ta “shkatërronte” Ukrainën nëse udhëheqësi ukrainas nuk binte dakord.

Sipas “Financial Times” shkruan se këtë e ka konfirmuar nga persona që ndodheshin brenda takimit.

Sipas tyre, takimi midis presidentëve të SHBA-së dhe Ukrainës u shndërrua vazhdimisht në një “përplasje britmash” gjatë së cilës Trump “vazhdimisht shante”. 

Ata shtuan se Trump hodhi poshtë hartat e vijës së frontit në Ukrainë dhe këmbënguli që Zelensky t’i jepte Putinit të gjithë Donbasin, dhe përsëriste vazhdimisht kërkesat e Putinit.

“Edhe pse ukrainasi në fund arriti ta bindte Trumpin të përsëriste mbështetjen e tij për ngrirjen e vijave aktuale të frontit, takimi i ashpër dukej se pasqyronte ndryshimin e qëndrimit të Trumpit”, – shkruan gazeta.

Mbrëmjen e 16 tetorit, Trump zhvilloi një bisedë telefonike me Putinin. Ata diskutuan luftën e Rusisë kundër Ukrainës dhe ranë dakord se do të takohen brenda dy javësh në Budapest. Sipas mediave, gjatë bisedës me Trump, ishte Putin ai që shprehu kërkesën që Ukraina të heqë dorë plotësisht nga kontrolli i rajonit të Donetskut. Vetëm me këtë kusht ai thuhet se është gati të përfundojë luftën, kondirmuan dy zyrtarë të lartë të Shtëpisë së Bardhë.

As Shtëpia e Bardhë dhe as zyra e presidentit ukrainas nuk kanë lëshuar një njoftim zyrtar dhe të dyja refuzuan të komentojnë për mediat mbi këto zhvillime. 

Sipas asaj që shkruan media Amerikane, Presidenti Rus ka shprehur gatishmërinë e tij që Moska të tërheq ushtarët e tij nga Khersoni dhe Zaporizhzhia në rast se Kievi i lë Rusisë kontrollin e plotë të rajonit të Donetskut. Forcat e Vladimir Putin kanë luftuar prej 11 vitesh për marrjen e këtij rajoni I cili nëse do të ishe në duart  e tyre do ti jepte Moskës kontrollin e plotë mbi Donbasin.

Disa zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë e kanë përshkruar propozimin si një përparim në bisedimet e paqes duke arsyetuar se Vladimit Putin ka hequr dorë nga qëllimet e tij maksimaliste për marrjen e 4 rajoneve të Ukrainës.

Megjithatë një diplomat i Lartë Europian ka deklaruar se ky plan do të ishte I papranueshëm për Ukrainën e cila do të dukej sikur do të dorëzonte këmbën e saj në tryezën e negociatave në këmbim të asgjeje. Donald Trump i cili pritet të takohet me Presidentin Rus Vladimir Puti në Budapest në ditet në vijim nuk ka komentuar ende publikisht kërkesën e Kremlinit, por përgjatë takimit të tij me Presidentin Ukrainas Volodymir Zelensky në Shtëpinë e Bardhë ai iu bëri thirrje të dyja palëve që të ndalin vrasjet dhe të arrijnë një marrëveshje.

Lajmi i raportuar tregon një ndryshim të qëndrimit të presidentit Rus Vladimir Putin i cili më herët përgjatë këtij viti ai kishte refuzuar një propozim amerikan për ndaljen e luftës në vijat aktuale të frontit, duke këmbëngulur se çdo marrëveshje paqeje duhet të përfshinte jo vetëm kontrollin rus mbi Krimenë, por gjithashtu edhe marrjen e plote nga Moska te kontrollit mbi 4 rajonet e pushtuara pjeserisht, Donetsk, Luhansk, Zaporizhzhia dhe Kherson.

trump kërcënoi zelenskyn

Lini një Përgjigje