TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota10 Mars 2026, 12:20

'Kursejeni hipokrizinë', Teherani reagon ndaj BE: Ku ishit kur 165 fëmijë vdiqën nga bombat

Shkruar nga Pamfleti
'Kursejeni hipokrizinë', Teherani reagon ndaj BE: Ku ishit kur
Lufta në Lindjen e Mesme

Një zëdhënës i ministrisë së jashtme të Iranit të martën foli ashpër për Ursula von der Leyen , presidente e Komisionit Evropian.

Në përgjigje të vërejtjeve të von der Leyen se “populli i Iranit meriton liri, dinjitet dhe të drejtën për të vendosur për të ardhmen e vet”, diplomati dhe zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmaeil Baqaei postoi në X : “Ju lutem kurseni hipokrizinë” .

“Ke bërë karrierë duke qëndruar në anën e gabuar të histories, duke dhënë dritën jeshile pushtimit, gjenocidit dhe mizorive, dhe tani duke pastruar krimet e agresionit dhe krimet e luftës të kryera nga SHBA-ja/Izraeli kundër iranianëve”, shkroi Baqaei.

Ai vijoi “ku ishte zëri yt kur më shumë se 165 engjëj të vegjël iranianë të pafajshëm u masakruan në qytetin e Minabit? Pse nuk thua asgjë kur spitalet, vendet historike, objektet e naftës, selia e policisë diplomatike, stacionet e zjarrfikësve dhe lagjet e banimit janë shënjestër e ligësisë?

"Heshtja përballë paligjshmërisë dhe mizorisë nuk është gjë tjetër veçse bashkëfajësi", shkruan ai.

 

irani be lufta

Lini një Përgjigje