Moska duhet të marrë parasysh mirë pikën 13 të deklaratës. Në rast se Putini nuk tërhiqet nga lufta e tij hibride, NATO mund të jetë shumë më afër se sa ai e kupton thirrjes së Nenit 5, klauzolës thelbësore të mbrojtjes kolektive të organizatës. Tani është koha që NATO të shfaqë një pjesë të forcës së saj, ta përzërë “ariun rus” nga portat e tij, dhe t’i kujtojë Putinit dhe gjeneralëve të tij se edhe ajo zotëron aftësi sulmuese...

Rusia nuk po lufton më vetëm në fushëbetejat e Ukrainës. Kremlini po angazhohet edhe në një luftë hibride në nivel global. Megjithëse gjeneralët e presidentit rus Vladimir Putin po dështojnë në fushëbetejat e Ukrainës, FSB-ja, agjencia pasardhëse e KGB-së sovjetike, po ia del mbanë, duke kryer spiunazh, keqinformim, sabotime dhe atentate.
Dhe me Putinin në krye, ato mund të jenë shndërruar në armën kryesore për ta dëmtuar Perëndimin. Atentatet kanë dalë gjithnjë e më shumë në plan të parë. Shërbimi sekret amerikan zbuloi një komplot rus në fillim të këtij viti për të vrarë Armin Papperger, shefin ekzekutiv të Rheinmetall, një prodhues gjerman i armëve që ka prodhuar predha artilerie 155 mm dhe automjete ushtarake për Ukrainën.
Komploti ishte vetëm njëri nga disa plane për të vrarë drejtuesit e industrisë së mbrojtjes në mbarë Evropën, që po mbështesin luftën e Ukrainës. Këtë herë, Uashingtoni ishte në gjendje të lajmëronte në kohë homologët e tyre në Berlin, forcat e sigurisë të të cilëve e morën nën mbrojtje të veçantë Papperger duke e sabotuar komplotin.
Vrasja ka qenë prej kohësh një mjet efektiv i Kremlinit. Disidentët, oligarkët, zyrtarë aktivë dhe ata në pension, anëtarët e lartë të partisë dhe personazhe si Yevgeny Prigozhin, vdesin befas duke u “rrëzuar” nga dritaret, nga konsumi i pijeve me helm, pësojnë sulme në zemër të mbushura me mister apo vdesin nga helmimi me plumbat e pistoletës Makarovka të kalibrit 9 mm.
Ka shumë gjasa që Moska të frymëzohet nga tentativa për vrasjen e ish-presidentit Donald Trump në një tubim politik gjatë fundjavës së kaluar, si dhe nga ndarjet e shtuara politike që ajo ka shkaktuar në të gjithë SHBA-në. Dhe ajo mund të nxisë tek Kremlini një interes të shtuar për të zgjeruar përdorimin e vrasjeve politike në kryeqytetet dhe rrugët e NATO-s.
Putini e ka provuar edhe më parë këtë qasje. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i ka mbijetuar shumë tentativave për t’u vrarë nga mercenarët e Wagner dhe forcat speciale çeçene. Në mars, ai i shpëtoi për pak një sulmi rus me një raketë që shpërtheu vetëm 500 metra larg autokolonës që e transportonte atë dhe kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis në qytetin- port të Detit të Zi, Odessa.
Megjithatë, shkalla e rritjes së luftës hibride të Putinit shtrihet shumë përtej vrasjeve specifike. Operatorët dhe lehtësuesit e veprimtarisë së FSB-së kanë qenë aktivë në të gjithë Evropën, Afrikën e Veriut, Lindjen e Mesme dhe SHBA. Ata postojnë në mënyrë aktive informacione të rreme në mediat sociale.
Rekrutojnë spiunë dhe tradhtarë, mbikëqyrin punët e tyre dhe kryejnë operacione sabotazhi.
Kufijtë e përshkrueshëm ofrojnë një qasje të pakufizuar për Rusinë dhe për operativët e tyre që synojnë të shkaktojnë kaos. Takimet e njohura me emigrantët e paligjshëm që kalonin kufirin jugor që kur Rusia e pushtoi Ukrainën përfshijnë 21.763 qytetarë rusë në vitin 2022 dhe 33.000 të tillë në vitin 2023.
Dhe këtu nuk përfshihen “agjentët e fjetur”, të cilët jetojnë prej vitesh në SHBA, duke u paraqitur si qytetarë amerikanë besnikë. Ndonëse mini- seriali i FX “Amerikanët”, është një histori imagjinare, ai bazohet në një realitet që përbën një kërcënim të rëndësishëm të brendshëm për vendin. Këtë po e shohim tashmë haptazi në të gjithë Evropën.
Kryeministrja e Estonisë Kaja Kallas e cilëson atë si një “luftë në hije” të Rusisë kundër Perëndimit. Muajin e kaluar, policia franceze arrestoi një 26-vjeçar ruso-ukrainas, i cili u plagos teksa po përgatiste një mjet shpërthyes në dhomën e tij të hotelit pranë aeroportit ndërkombëtar “Charles de Gaulle” në Paris.
Objektivi i tij ishte një qendër tregtare në Bricorama. Shërbimi sekret francez e përshkroi incidentin si “pjesë të një fushate të gjerë sabotimi të orkestruar në Moskë”. Në fillim të muajit maj, Britania e dëboi atasheun rus të mbrojtjes Maxim Elovik, një kolonel rus i përshkruar si një “oficer i padeklaruar i shërbimit sekret ushtarak rus”.
Po ashtu u anulua statusin diplomatik i disa pronave në pronësi të Rusisë, që po përdoreshin për synime spiunazhi. Ndërkohë në fund të majit, kryeministri polak Donald Tusk njoftoi se 12 persona ishin arrestuar me akuzat se ishin përfshirë në “akte sabotimi…me porosi të shërbimeve sekrete ruse”.
Ai i përshkroi ata si “njerëz të punësuar, ndonjëherë nga bota kriminale, dhe si shtetas të Ukrainës, Bjellorusisë dhe Polonisë”. Gjithnjë e më shumë po sulmohen objektet dhe kompanitë që po furnizojnë me armë ushtrinë e Ukrainës, sidomos fabrikat e prodhimit për predha artilerie dhe armë të vogla.
Më 14 prill, një shpërthim ndodhi në fabrikën e municioneve BAE Systems në Glascoed, objekti i fundit i mbetur i prodhimit të municioneve në Mbretërinë e Bashkuar. Më 15 prill, një zjarr shpërtheu në mënyrë të pashpjegueshme në Uzinën e Municioneve të Ushtrisë në Scranton të Pensilvanisë.
Objekti i Komandës së Përbashkët të Municioneve , i cili prodhon predha artilerie të kalibrave 155 mm dhe 105 mm, si dhe predha mortajash 120 mm, është në pronësi të ushtrisë amerikane, por menaxhohet aktualisht nga kompania “General Dynamics-Ordnance and Tactical Systems”.
Një tjetër zjarr ndodhi më 4 maj në fabrikën metalurgjike Diehl Metal Applications, që ndodhet në zonën Lichterfelde pranë Berlinit. DMA është një degë e Grupit Gjerman Diehl, i cili gjithashtu prodhon raketat IRIS-T që përdoren në Ukrainë. Një zjarr tjetër shpërtheu më 10 qershor, këtë herë në fabrikën e armëve Mesko në Skarżysko-Kamienn, Poloni.
Ngjarja ndodhi brenda njërës nga njësitë e prodhimit të fabrikës, duke shkaktuar një zjarr që u përhap me shpejtësi në objekt. Mesko prodhon raketa të mbrojtjes ajrore, raketa portative anti-tank dhe kundër personelit si dhe municione të armëve të vogla, të cilat Polonia i ka dërguar në Ukrainë.
Pra më në fund NATO e ka humbur durimin. Javën e kaluar në Uashington, udhëheqësit e NATO-s publikuan Deklaratën e Samitit të Uashingtonit. Në pikën 13 të saj thuhet: “Aktorët shtetërorë dhe jo shtetërorë, po përdorin veprime hibride gjithnjë e më agresive kundër aleatëve. Ne do të vazhdojmë të përgatitemi, të frenojmë, të mbrohemi dhe të kundërshtojmë kërcënimet dhe sfidat hibride. Ne ritheksojmë se operacionet hibride kundër aleatëve, mund të arrijnë nivelin e një sulmi të armatosur, dhe ta detyrojnë Këshillin e Atlantikut të Veriut të thërrasë Nenin 5 të Traktatit të Uashingtonit.
Në pikën 14 të tij thuhet: “Ne do të vazhdojmë të zhvillojmë kapacitetin tonë individual dhe kolektiv për të analizuar dhe luftuar ndaj keqinformimit me synime armiqësore dhe operacioneve të tilla. NATO po koordinohet ngushtë me aleatët dhe partnerët. Ne kemi rritur mekanizmat tanë të alarmit dhe ndarjes, dhe kemi forcuar përgjigjet tona të përbashkëta, veçanërisht në komunikimin strategjik.”
Moska duhet të marrë parasysh mirë pikën 13 të deklaratës. Në rast se Putini nuk tërhiqet nga lufta e tij hibride, NATO mund të jetë shumë më afër se sa ai e kupton thirrjes së Nenit 5, klauzolës thelbësore të mbrojtjes kolektive të organizatës. Tani është koha që NATO të shfaqë një pjesë të forcës së saj, ta përzërë “ariun rus” nga portat e tij, dhe t’i kujtojë Putinit dhe gjeneralëve të tij se edhe ajo zotëron aftësi sulmuese./Përshtati Pamfleti nga “The Hill”
Shënim: Koloneli në pension, Jonathan Sweet, shërbeu për 30 vjet si zyrtar i shërbimit ushtarak sekret dhe drejtoi Divizionin e Angazhimit të Inteligjencës në Komandën Evropiane të SHBA-së gjatë viteve 2012-2014. Mark Toth, ekspert mbi sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme.
Lini një Përgjigje