TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 1 Shtator 2023, 19:38

Kundërofensiva Ukrainase, Shtëpia e Bardhë: Ushtria e Kievit ka bërë përparim të dukshëm në Zhaporizhzhia

Shkruar nga Pamfleti

Kundërofensiva Ukrainase, Shtëpia e Bardhë: Ushtria e Kievit ka

SHBA ka deklaruar se forcat e Ukrainës kanë bërë “përparim të dukshëm” në përpjekjet e tyre kundër pozicioneve të fortifikuara ruse në jug të vendit.

Zëdhënësi i sigurisë së Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, tha se këto objektiva u arritën në 72 orët e fundit në jug të Zaporizhzhias. Ministri i Jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba tha për CNN se forcat e Kievit po përparonin, por “situata është e ashpër”.

Rusia pretendon se ka marrë epërsi strategjike pranë qytetit të Kupiansk në veri-lindje të Ukrainës. Kirby tha se vetë Kievi e kishte pranuar se ofensiva në jug, që synonte ndarjen e korridorit tokësor rus drejt Krimesë, po vijonte më ngadalë sesa pritej.

Ata kanë arritur njëfarë suksesi kundër asaj linje të dytë të mbrojtjes ruse,” tha ai. Më herët gjatë javës, ushtria e Ukrainës tha se kishte pushtuar fshatin Robotyne në rajonin e Zaporizhzhia.

ukraina kundërofensiva shtëpia e bardhë

Lini një Përgjigje