Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Brnabiç, ka deklaruar se dorëheqja e presidentit Aleksandër Vuçiç do të ishte katastrofike për Serbinë, por se ajo mund të kuptojë se Vuçiç po mendon për këtë duke pasur parasysh sulmet ndaj tij dhe familjes së tij.
Ajo ka vlerësuar se në historinë e politikës botërore, urrejtja ndaj një njeriu si ndaj Vuçiçit është e paprecedentë.
Brnabiç tha për TV Pink se përpjekjet për të destabilizuar dhe dobësuar Serbinë kanë vazhduar që nga viti 2014, kur Vuçiç u bë kryeministër dhe se ato janë intensifikuar që nga viti 2017, kur ai u bë president i Republikës.
“Pastaj ata që nuk e duan Serbinë, e cila është e pavarur, ekonomikisht e begatë, e cila po përjeton suksese që nuk i kemi parë në historinë tonë, e kuptuan pas zgjedhjeve presidenciale të vitit 2017 se çfarë besimi gëzon Aleksandar Vuçiç në popull dhe atëherë filluan protestat dhe demonstratat çdo vit”, tha Brnabić.
Aleksandër Vuçiç pritet që së shpejti të jap dorëheqje nga posti i presidentit të Serbisë, shkruan media serbe Informer. Sipas kësaj media dorëheqja e presidentit serb mund të ndodh brenda tre muajve të ardhshëm.
Gjithashtu kjo dorëheqje e tij shkruam më tej kjo medie do të pasohet me zgjedhje të reja në Serbi, ku me shumë mundësi presidenti Vuçiç të mos marrë pjesë.
''Presidenti Vuçiç kritikoi ashpër pas dyerve të mbylluara, gjithë qeverinë, gjithashtu kritikoi dhe partnerët e koalicionit duke shtuar se nuk i trembet mjeranëve dhe llumrave të opozitës si dhe shefave të tyre të jashtëm', shkruan media serbe Informer.
'Ai është veçanërisht i zhgënjyer me qëndrimin e atyre që kanë marrë më së shumti nga shteti, kanë bërë më së paku për të dhe kurrë nuk janë të kënaqur me asgjë,' shton më tej Informer.
E gjitha kjo mund të jetë pak më e qartë të shtunën kur presidenti Vuçiç do të mbajë një fjalim për popullin e tij. Kujtojmë se prej kohësh Serbia po zien nga protestat të cilave u janë bashkuar dhe studentët pas shembjes së stacionit të trenit në Novi Sad.
Lini një Përgjigje