
Irani ka njoftuar se ka ndërprerë komunikimet me SHBA-në. Kanalet jozyrtare të komunikimit ishin krijuar përmes Omanit, që shërbente si transmetues, pasi dy vendet nuk kishin komunikim të drejtpërdrejtë.
Lajmi u bë i ditur nga agjencia gjysmë-zyrtare e lajmeve iraniane Farsna, e cila Irani nuk ishte i interesuar për bisedime deri sa të zgjidhjet kriza me Izraelin.
"Ne nuk shohim asnjë bazë për diskutime derisa të zgjidhim krizën në vazhdim. Pas kësaj, ne do të vendosim nëse do të hyjmë në negociata të reja dhe si do të vazhdojmë", i tha agjencisë ministri i jashtëm iranian Abbas Araghchi.
Kujtojmë se SHBA ka shprehur mbështetjen ndaj Izraelit për një kundërpërgjigje ndaj Iranit, për sulmet me raketa të pak javëve më parë.
Ndodhur në kushtet ku SHBA nuk po i imponon dot asnjë gjë Izraelit, Irani mesa duket e ka parë të paarsyeshme vijimin e bisedimeve.
Lini një Përgjigje