
Kompania, L’Oréal SA po tërheq nga tregu të gjitha produktet e trajtimit për aknet Effaclar Duo në SHBA për shkak të shqetësimeve se kremrat janë të kontaminuar me benzene, një substancë kancerogjene e njohur, raporton Bloomberg.
Effaclar Duo i L’Oréal, i shitur nën markën La Roche-Posay të kompanisë franceze, është i përbërë nga peroksidi i benzoyle, i cili vret bakteret për të ndihmuar në trajtimin e akneve.
Valisure, një laborator i pavarur në Connecticut, kishte ngritur shqetësime për kontaminimin me benzene një vit më parë në shumë produkte të njohura të peroksidit të benzoyle dhe i kërkoi administratës amerikane të Ushqimit dhe Barnave (FDA) të tërhiqte trajtimet e kontaminuara.
FDA nuk iu përgjigj menjëherë kërkesës për koment në lidhje me mundësinë e tërheqjes së më shumë produkteve për aknet.
Lini një Përgjigje