TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota22 Prill 2023, 22:06

Kontrabandoi drogë nga Shqipëria dhe Mali i Zi, ekzekutohet në Zagreb kreu i bandës kriminale;  e qëllon roja i klubit

Shkruar nga Pamfleti
Kontrabandoi drogë nga Shqipëria dhe Mali i Zi, ekzekutohet në
Tomislav Sabljo

Një 41-vjeçar ka mbetur i vrarë pas të shtënave me armë zjarri në një klub nate në Zagreb. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm njofton policia.

Sipas medive vendase bëhet fjalë për Tomislav Sabljo.

Sipas informacioneve të deritanishme, fillimisht disa persona janë përleshur në klub dhe pas përleshjes, 41-vjeçari ka mbetur i vrarë pas të shtënave me armë.

Sablja u arrestua në vitin 2019 në kuadër të operacionit Tebra. Ai akuzohej si kreu i një grupi kriminal që kontrabandoi 15.7 ton marijuanë në Kroaci.

Bashkë me Sabljo, gjatë operacionit Tebra u arrestuan edhe Tomislav Suçiq, Gjorgje Vuletiç dhe 17 persona të tjerë që janë të lidhur me zinxhirin e kontrabandës së drogës nga Shqipëria dhe Mali i Zi, përmes Bosnjës dhe Hercegovinës në Kroaci.

Marijuana fillimisht u fsheh afër Ljubuški-t në Bosnje dhe Hercegovinë dhe më pas u transportua në Kroaci me ndihmën e një oficeri të policisë kufitare.

Droga më pas shitej me pakicë dhe në këtë mënyrë, sipas policisë, të paktën 15.7 ton marijuanë u kontrabanduan në Kroaci, raportojnë mediat kroate.

tomislav sabljo zagreb

Lini një Përgjigje