TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota26 Qershor 2025, 13:13

Khamenei del nga bunkeri dhe sulmon SHBA: Nuk arritët asgjë, Trump po bën shfaqje teatrale!

Shkruar nga Pamfleti

"Ne kurrë nuk do të dorëzohemi", tha udhëheqësi suprem i Iranit, teksa theksoi se Donald Trump po bën shfaqje teatrale. Ai gjithashu kërcënoi SHBA se çdo veprim i ardhshëm kundër Iranit do të ketë një kosto të madhe.

Khamenei del nga bunkeri dhe sulmon SHBA: Nuk arritët asgjë, Trump po
Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei

Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei ka dalë nga bunkerët sekretë dhe është rikthyer në skenën publike pas më shumë se një jave mungese, me një fjalim televiziv ku deklaroi se "regjimi sionist pothuajse është shembur" dhe se Shtetet e Bashkuara u përfshinë në konflikt për të parandaluar shkatërrimin e tij të plotë.

“Mendoj se është e nevojshme t’i përgëzoj kombin e madh të Iranit për fitoren ndaj regjimit të rremë sionist,” tha Khamenei në mesazhin e transmetuar nga një vendndodhje e pazbuluar.

“Regjimi sionist pothuajse është shembur dhe është shtypur nën goditjet e Republikës Islamike.”, theksoi ai.

Fjalimi i tij, i raportuar nga agjencia shtetërore IRNA, u mbajt më 26 qershor dhe shënon paraqitjen e parë publike të Liderit Suprem që nga 18 qershori, shkruajnë mediat ndërkombëtare.

“Urimi i dytë,” vijoi ai, “lidhet me fitoren e Iranit tonë të dashur ndaj regjimit amerikan. Regjimi amerikan shkoi në luftë të hapur sepse ndjeu se, nëse nuk do të reagonte, regjimi sionist do të shkatërrohej plotësisht.Ai hyri në luftë në një përpjekje për ta shpëtuar atë regjim, por nuk arriti asgjë.Republika Islamike i dha një shuplakë të rëndë SHBA-së. Ajo sulmoi dhe shkaktoi dëme Bazës Ajrore Al-Udeid, e cila është një nga bazat kryesore amerikane në rajon.”

 Khamenei në fjalimin e tij televiziv, deklaroi se Shtetet e Bashkuara “nuk arritën asnjë rezultat strategjik nga kjo luftë”, duke theksuar se përfshirja e Washingtonit nuk ishte për interesat e veta, por për të mbrojtur Izraelin nga shkatërrimi i plotë.

“Shtetet e Bashkuara nuk arritën asnjë rezultat strategjik nga kjo luftë,” tha Khamenei, 86 vjeç. Ai akuzoi ish-presidentin amerikan Donald Trump për “teatralizëm” dhe zbuloi se qëllimi i vërtetë i SHBA-ve ishte dorëzimi i Iranit.

“Trump tha në një nga fjalimet e tij se Irani duhet të dorëzohet. Armiqtë tanë përdorin si justifikim raketat ose programin bërthamor, por në realitet ata kërkojnë dorëzimin tonë. Trump zbuloi të vërtetën: SHBA do të jetë e kënaqur vetëm nëse Irani dorëzohet – por ne kurrë nuk do të dorëzohemi. Populli ynë është i fortë,” tha ai.

Khamenei lëshoi një paralajmërim të qartë për të gjitha vendet që mund të mendojnë të ndërmarrin sulme të mëtejshme kundër Iranit:

“Çdo veprim agresiv i ardhshëm kundër Iranit do të ketë një kosto të rëndë,” u shpreh ai, duke shtuar se Irani ka aftësinë të godasë sërish baza të rëndësishme amerikane nëse provokohet.", tha ai.

Khamenei e përmbylli fjalimin e tij me një mesazh për unitetin kombëtar, duke theksuar solidaritetin e popullit iranian.

“Lavdi Zotit, një komb prej rreth nëntëdhjetë milionë njerëzish të bashkuar, me një zë, krah për krah, mbështeti Forcat e Armatosura, dhe do të jetë e njëjta gjë që tani e tutje.”

Deklaratat e Khameneit vijnë në një kohë tensioni të lartë rajonal dhe ndërkombëtar, ku konfrontimi midis Iranit, Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara ka arritur nivele të paprecedenta.

Në 22 Qershor, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndërmarrë një ofensivë ajrore të drejtpërdrejtë ndaj tre centraleve bërthamore iraniane. Sulmi u konfirmua nga Presidenti Donald Trump përmes një postimi në platformën Truth Social, ku tha se operacioni ushtarak ndaj objekteve në centralet e Fordoë, Natanz dhe Esfahan ka përfunduar me sukses.“Ne kemi përfunduar sulmin tonë shumë të suksesshëm në tre centralet bërthamore në Iran, duke përfshirë Fordoë, Natanz dhe Esfahan.

Të gjithë aeroplanët tani janë jashtë hapësirës ajrore të Iranit,” deklaroi Trump, duke shtuar se një “ngarkesë e plotë bombash” ishte hedhur mbi kompleksin në Fordoë.

Sipas Reuters, bombarduesit strategjikë amerikanë B-2 janë përdorur në operacionin ajror. Më herët, këta avionë ishin parë duke u zhvendosur në bazën ajrore amerikane në Guam, duke ngritur spekulime për një ofensivë të afërt.

Zyrtarë të paidentifikuar të mbrojtjes konfirmuan për mediat se bombarduesit B-2 ishin pjesë kyçe e misionit, duke goditur objektivat e identifikuara si pjesë e programit bërthamor iranian. Sulmet u kryen në një hark kohor të kufizuar dhe avionët u kthyen direkt drejt bazave të tyre në SHBA.

khamenei del nga bunkeri i dhamë një shuplakë të fortë shba-së

Lini një Përgjigje