TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota20 Shtator 2023, 21:53

Këshilli i Sigurisë në OKB, Kina mesazh Perëndimit: Mos i hidhni benzinë zjarrit, zgjatja e konfliktit s'i intereson askujt

Shkruar nga Pamfleti

Këshilli i Sigurisë në OKB, Kina mesazh Perëndimit: Mos i

Kina paralajmëron vendet e Këshillit të Sigurisë në OKB që të “mos i hedhi benzinë zjarrit”, referuar luftës në Ukrainë.

Ma Zhaoxu, zëvendësministri i Punëve të Jashtme thotë se Kina ka lehtësuar bisedimet për paqen “në mënyrën e vet” dhe se Pekini ka luajtur një “rol pozitiv dhe konstruktiv” në zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë. Ai ju referua si “kriza” e Ukrainës dhe jo si “luftë” agresionit rus, gjatë fjalimit të tij.

Një krizë e zgjatur dhe e zgjeruar në Ukrainë nuk është në interesin e askujt në dritën e situatës aktuale. Ma thotë se është “e rëndësishme t’i përmbahemi drejtimit të përgjithshëm të zgjidhjes politike” dhe bën thirrje që “të shmanget derdhja e vajit mbi zjarr”.

Palët në konflikt duhet të respektojnë rreptësishtë të drejtën humanitare ndërkombëtare, të ndjekin parimet e domosdoshmërisë, dallimit dhe proporcionalitetit, të mbrojnë civilët dhe infrastrukturën civile dhe të ofrojnë akses të shpejtë të sigurt dhe të papenguar humanitar në mënyrë që të pakësojnë vuajtjet e civilëve.

okb kina

Lini një Përgjigje