TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 6 Nëntor 2024, 11:27

“Kërcimi i fitores”, Trump nuk përmbahet pas shpalljes si president i SHBA (Video)

Shkruar nga Pamfleti
“Kërcimi i fitores”, Trump nuk përmbahet pas shpalljes si
Donald Trump

Donald Trump është shpallur presidenti i ri i SHBA-së, duke minuar shanset e demokratëve për një fitore të mënpresidentes Kamala Harris.

Ai mbajti një fjalim para mbështetësve të tij në Florida dhe tha se ky moment “do ta ndihmojë vendin që të shërohet”.

Pasi përfundoi fjalimin e tij, Trump bëri një kërcim fitoreje me këngën YMCA të grupit Village People.

Trump do të jetë presidenti i parë që do të shërbejë dy mandate jo të njëpasnjëshme – që nga koha e Grover Cleveland në 1892 – dhe vetëm i dyti në histori.

Trump u zgjodh për herë të parë president në vitin 2016, duke mposhtur ish-sekretaren e Shtetit Hillary Clinton dhe duke u zotuar për ta “Bërë Amerikën përsëri të Madhe”.

Ai humbi rizgjedhjen ndaj rivalit presidentit Biden në vitin 2020 – gjatë pandemisë globale të koronavirusit, por rikërkoi Shtëpinë e Bardhë në 2024 pas një fushate gati 2-vjeçare, duke u zotuar për ta “Bërë Amerikën përsëri të Madhe”.

Trump njoftoi zyrtarisht fushatën e tij presidenciale më 15 nëntor 2022 – vetëm disa ditë pas zgjedhjeve afatmesme.

Trump bëri fushatë për një mandat të dytë dhe u fokusua në dështimet e administratës Biden-Harris.

Ish-presidenti ishte në gjendje të tregonte përmbysjen e disa prej politikave të tij kryesore – që lidheshin me arsyet pse inflacioni ishte rritur dhe pse kriza kufitare e SHBA-së ishte përkeqësuar.

 

donald trump dance

Lini një Përgjigje