
Ministri ukrainas i Mbrojtjes, Oleksiy Reznikov është shprehur se Rusia po përgatit një skenar për të justifikuar humbjen e mundshme ndaj Ukrainës.
“Në fund të fundit, në rast të një suksesi tjetër të ushtrisë ukrainase, i cili është absolutisht i pritshëm edhe për ta, rusët po planifikojnë se si t’ia paraqesim popullit”, tha ai.
Në një intervistë me Interfax Ukraine , Reznikov tha se nuk do të befasohej nëse skenari do të ishte një lloj “katastrofe serioze“ e cila mund të shkaktohet “aksidentalisht” nga disa njerëz në tokën ruse.
“Le të themi, diçka ndodh me një termocentral, një hidrocentral, një central bërthamor, me rrezik të lartë për popullatën, kjo do të kërkojë vëmendjen e menjëhershme të qeverisë, akumulimin e burimeve, veçanërisht të ushtarëve. Dhe kështu ata supozohet se do të jenë në gjendje t'u shpjegojnë njerëzve pse po i japin fund armiqësive aktive në Ukrainë. Do të thotë, ata do të duhet të shpallin një "gjest vullneti të mirë" nën maskën e një lloj kataklizmi në territorin e Federatës Ruse", tha ai.
Lini një Përgjigje