TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota22 Gusht 2024, 10:43

Joe Biden presion Netanyahut: Firmos urgjentisht armëpushimin!

Shkruar nga Pamfleti

Joe Biden presion Netanyahut: Firmos urgjentisht armëpushimin!

Presidenti i SHBA-së Joe Biden ka telefonuar kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe ia ka bërë  të qartë se duhet të mbyllim marrëveshjen e armëpushimit dhe lirimit të pengjeve.

“Sot fola me kryeministrin Netanyahu në lidhje me përpjekjet e SHBA-së për të mbështetur mbrojtjen e Izraelit kundër kërcënimeve nga Irani dhe grupet e tij terroriste. Unë përsëri e bëra të qartë se ne duhet të mbyllim marrëveshjen e armëpushimit dhe lirimit të pengjeve dhe diskutuam bisedimet e ardhshme në Kajro për të hequr çdo pengesë të mbetur”, ka shkruar Biden.

Për një marrëveshje për armëpushim kishte shkuar në Lindje të Mesme Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, por nuk u arrit ndonjë përparim i madh. Ai e përmbylli dje vizitën pa marrëveshje.

Lini një Përgjigje