
Ish-presidenti amerikan Bill Clinton, në mbrëmjen e tretë të konventës së Demokratëve në Çikago, Illinois tha se Kamala Harris ka përvojën, vizionin, temperamentin dhe gëzimin për të udhëhequr Amerikën.
Bill Clinton theksoi se në zgjedhjet e nëntorit ne kemi një zgjedhje të qartë: “Ne njerëzit” nga njëra anë dhe “unë dhe vetvetja nga ana tjetër”.
Clinton u shpreh se Kamala Harris është një zgjedhje dhe kandidate e duhur për presidente.
“Kur ishte studente, ajo punonte në McDonald’s. Ajo përshëndeti çdo person me atë buzëqeshje dhe tha: “Si mund t’ju ndihmoj?” Dhe tani, në kulmin e pushtetit, ajo ende po pyet ‘Si mund të të ndihmoj?’ Do të jem shumë i lumtur kur ajo të hyjë në Shtëpinë e Bardhë sepse, më në fund, ajo do të thyejë rekordin tim si presidentja që ka kaluar më shumë kohë në McDonald’s”, tha ai.
Duke vënë në shënjestër Donald Trump, Bill Clinton thotë se është si një tenor që ngrohet duke kënduar “unë, unë, unë”.
“Çfarë bën Donald Trump me zërin e tij? Ai më së shumti flet për veten … hakmarrjen e tij, hakmarrjet, ankesat, komplotet e tij,” tha ish presidenti i SHBA-ve.
Lini një Përgjigje