TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 3 Maj 2024, 13:45

Joe Biden nuk ndal gafat, ofendon dy aleatët aziatikë

Shkruar nga Pamfleti
Joe Biden nuk ndal gafat, ofendon dy aleatët aziatikë
Presidenti i SHBA, Joe Biden

Presidenti i SHBA, Joe Biden i ka quajtur Japoninë dhe Indinë vende “ksenofobe”, duke i bashkuar me Rusinë dhe Kinën si vende që nuk i duan emigrantët.

Kritikat e tij në adresë të Japonisë vijnë pak javë pasi e quajti aleancën SHBA-Japoni “të pathyeshme” gjatë një vizite shtetërore të kryeministrit Fumio Kishida.

Edhe India është një partner i rëndësishëm, pavarësisht shqetësimeve të Uashingtonit për respektimin e të drejtave të njeriut dhe lirive fetare atje.

Duke folur përpara një audience të dominuar nga amerikano-aziatikët në një fushatë për mbledhjen e fondeve, Biden tha se zgjedhjet e nëntorit në Shtetet e Bashkuara janë për “lirinë, Amerikën dhe demokracinë”.

“Përse? Sepse ne i mirëpresim emigrantët. Mendohuni pak, përse ekonomia e Kinës ka hyrë në ngërç? Përse ka probleme në Japoni? Përse në Rusi, apo Indi? Sepse ato janë vende ksenofobe, që nuk i duan emigrantët”, deklaroi Biden.

Shtëpia e Bardhë u kujdes që t’i zbuste komentet e Biden, duke thënë se ato nuk kishin qëllime poshtëruese. Zëdhënësi për sigurinë kombëtare, John Kirby tha se presidenti thjesht po bënte një ekspoze të politikës amerikane mbi emigracionin.

“Aleatët dhe partnerët tanë e dinë mirë dhe në mënyrë të prekshme sesa presidenti Biden i vlerëson ata, miqësinë e tyre dhe bashkëpunimin e tyre. Ata e kuptojnë mirë se sa peshë i kushton ai idesë së aleancës dhe partneritetit”, deklaroi Kirby.

joe biden japoni

Lini një Përgjigje