Mirëpo, tashmë nuk ka më dyshime, Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar se një gjë e tillë nuk do të ndodhë, pasi Biden është shumë i fortë për t’i shkuar deri në fund garës.
Pas debatit me Donald Trump, në publik u hodh ideja se Joe Biden do të tërhiqej nga gara.
Mirëpo, tashmë nuk ka më dyshime, Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar se një gjë e tillë nuk do të ndodhë, pasi Biden është shumë i fortë për t’i shkuar deri në fund garës.
"Absolutisht jo. Gara është ajo ku presidenti është fokusuar, duke vazhduar të japë për popullin amerikan, " tha sekretarja e shtypit Karine Jean-Pierre kur u pyet nëse Presidenti Joe Biden do të largohej.
Në një takim me ekipin e tij, sipas CNN, ai ka thënë se askush nuk po e shtyn të largohet, ndërsa ka theksuar se do të qëndrojë në garë dhe do të fitojë.
“Më lejoni ta them këtë sa më qartë, sa më thjeshtë dhe sa më drejtpërdrejtë sa të mundem: Unë jam duke kandidat. Jam kandidati i Partisë Demokratike. Askush nuk më shtyn të largohem dhe nuk po largohem. Jam në këtë garë deri në fund dhe ne do të fitojmë sepse kur demokratët bashkohen, ne gjithmonë fitojmë”, mësohet të ketë thënë Biden.
Së fundmi, i ka zhvilluar një takim me Zëvendës Presidenten Kamala Harris, që është përfolur si një zëvendësuese e mundshme. Shtëpia e Bardhë u përpoq që ta minimizonte si takim, ndërsa nuk dha shumë detaje mbi atë se çfarë është duke u përfolur në këtë tryezë.
"Ata hanë rregullisht drekë," thotë ajo për Biden dhe Harris.
Kujtojmë se dhe në një konferencë për media, sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre, deklaroi se Biden nuk do të largohet nga gara, ndërsa sa i përket performancës së tij të dobët në debatin presidencial me republikanin Donald Trump, tha se ka qenë i lodhur për shkak të udhëtimeve të fundit nëpër botë.
Lini një Përgjigje