TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 3 Korrik 2024, 18:37

Scholz i tregon limitet Ukrainës: Gjermania do të ndihmojë, por s’do të jetë palë në luftë

Shkruar nga Pamfleti

Scholz i tregon limitet Ukrainës: Gjermania do të ndihmojë, por

Kancelari gjerman, Olaf Scholz ka deklaruar se Gjermania nuk do të marrë pjesë në luftën në Ukrainë, por do të vazhdojë ta mbështesë atë në luftën kundër forcave ruse.

“Po, unë e jap atë garanci. Kjo është ajo që unë mbroj si kancelar”, u tha Scholz qytetarëve gjermanë. 

Megjithatë, presidenti rus Vladimir Putin e ka konsideruar prej kohësh Gjermaninë dhe aleancën ushtarake perëndimore NATO-n si një palë ndërluftuese. Scholz hodhi poshtë idenë e një armëpushimi në Ukrainë me kushtet ruse.

“Për mendimin tim, një armëpushim që përfshin dorëzimin e Ukrainës është diçka që ne, si Gjermani, nuk duhet ta mbështesim kurrë”, theksoi ai.

Kancelari tha se kjo nuk është një çështje abstrakte, siç mund të shihet nga kjo ofertë e çuditshme paqeje nga Putin.

Kjo tregon se Putini nuk ka ndërmend t’i japë fund luftës”, tha Scholz.

putin scholz

Lini një Përgjigje