
Spitali Soroko në qytetin jugor izraelit të Beershebas është goditur nga një raketë balistike gjatë natës, thanë zyrtarët izraelitë, pasi Irani nisi valën e fundit të sulmeve ajrore hakmarrëse në vend.
Pamjet tregonin njerëz që vraponin nëpër korridore të mbushura me pluhur dhe mbeturina dhe mjekë që qëndronin jashtë mes rrënojave të ndërtesës.
Një valë tjetër sulmesh me 20 raketa u kryen në mëngjes, disa prej të cilave goditën drejtpërdrejt ndërtesat në Tel Aviv, Holon dhe Ramat Gan. Autoritetet raportuan për persona të plagosur.
“Një goditje e drejtpërdrejtë është raportuar në Spitalin Soroka në Beersheba, në Izraelin jugor. Më shumë detaje do të vijojnë më pas”, postoi ministria e jashtme në X.
Një zëdhënës nga spitali raportoi për dëme të shumta në spital dhe në zona të ndryshme. “Aktualisht po vlerësojmë dëmet, përfshirë lëndimet. I kërkojmë publikut të mos vijë në spital në këtë kohë", tha ai.
Sirenat u dëgjuan në të gjithë vendin ndërsa media izraelite raportoi se disa shpërthime të forta u dëgjuan edhe në Izraelin qendror, ndërsa u dëgjuan dhe disa goditje të tjera. Shpërthime u dëgjuan mbi Tel Aviv dhe Jerusalem.
Ndërkohë, Izraeli sulmoi reaktorin e ujit të rëndë të Iranit në Arak, raportoi televizioni shtetëror iranian, duke thënë se nuk kishte "asnjë rrezik rrjedhjeje rrezatimi" në asnjë rast. Centrali ishte evakuuar para sulmit, pas njoftimit në X nga IDF dhe thirrjes ndaj popullsisë të largohej nga zona.
Mediat amerikane raportojnë se Shtetet e Bashkuara po përgatiten për një sulm të mundshëm ndaj Iranit në ditët në vijim, ndoshta gjatë fundjavës. Bloomberg citon zyrtarë të administratës, të cilët thanë se situata po vazhdon të evoluojë dhe mund të ndryshojë. Mundësia e një sulmi të SHBA-së gjatë fundjavës është një shenjë se Uashingtoni po mbledh infrastrukturën në Lindjen e Mesme për të shkuar drejtpërdrejt në luftë kundër Iranit.
Lini një Përgjigje