TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 8 Shtator 2025, 20:03

Izraeli intensifikon sulmet, Netanyahu paralajmëron banorët e Gazës: Largohuni menjëherë!

Shkruar nga Pamfleti
Izraeli intensifikon sulmet, Netanyahu paralajmëron banorët e
Benjamin Netanyahu

Netanyahu tha se forcat tani po organizohen dhe po grumbullohen në qytetin e Gazës për një “manovër” tokësore, raporton ‘The Guardian’.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka paralajmëruar banorët e qytetit të Gazës të largohen menjëherë, disa orë pasi Izraeli tha se do të shtonte sulmet ajrore.

Reuters raporton se kryeministri izraelit u shpreh: “U them banorëve të Gazës shfrytëzojeni këtë mundësi dhe më dëgjoni me kujdes: largohuni tani!”

Netanyahu tha se forcat tani po organizohen dhe po grumbullohen në Qytetin e Gazës për një “manovër” tokësore, raporton ‘The Guardian’.

Kujtojmë që ditën e sotme persona të armatosur hapën zjarr në një stacion autobusi në Jerusalemin lindor, duke vrarë gjashtë persona dhe duke plagosur të tjerë.

Në vendin e sulmit, kryeministri Benjamin Netanyahu tha: Le të jetë e qartë: këto vrasje forcojnë vendosmërinë tonë për të luftuar terrorizmin.”

Tani jemi të angazhuar në ndjekje dhe po rrethojmë fshatrat nga erdhën vrasësit. Do të kapim këdo që i ndihmoi dhe i dërgoi ata, dhe do të ndërmarrim hapa edhe më të fortë.”

benjamin netanyahu

Lini një Përgjigje