TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota27 Korrik 2024, 15:13

Izraeli sulme pa mëshirë, godet shkollën ku strehoheshin të zhvendosurit; vriten 30 vetë

Shkruar nga Pamfleti

Izraeli sulme pa mëshirë, godet shkollën ku strehoheshin të

Sulmet ajrore izraelite goditën një shkollë në Gazën qëndrore ku strehoheshin të zhvendosurit, duke vrarë dhjetëra njerëz. Sulmi i së shtunës ndodhi ndërsa negociatorët përgatiteshin të takonin ndërmjetësuesit ndërkombëtarë për të diskutuar propozimin për një armëpushim. Të paktën 30 persona të strehuar në një shkollë vajzash në Deir Al-Balah u dërguan në spitalin Al Aqsa dhe u shpallën të vdekur pas një sulmi që ushtria izraelite tha se kishte si objektiv një qendër komandimi dhe kontrolli të Hamasit që përdorej për ruajtjen e armëve dhe planifikimin e sulmeve.

Ndërkohë, ushtria izraelite ka urdhëruar evakuimin e një pjese të një zone humanitare në Gazë përpara një sulmi të planifikuar në qytetin Khan Younis.

Urdhri i evakuimit të shtunën erdhi në përgjigje të një sulmi me raketa që Izraeli tha se u krye prej asaj zone.

Lufta në Gazë ka vrarë më shumë se 39,200 palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, e cila nuk bën dallime midis luftëtarëve dhe civilëve.

Lufta filloi pas një sulmi nga militantët e Hamasit në jug të Izraelit më 7 tetor ku u vranë 1200 persona, shumica prej tyre civilë ndërsa 250 vetë u morën peng.

Lini një Përgjigje