
Lampedusa është mbipopulluar nga një fluks emigrantësh me 7,000 njerëz që kanë mbërritur brenda dy ditësh, duke bërë që kryebashkiaku i saj dhe agjencia e refugjatëve të Kombeve të Bashkuara të paralajmërojnë se ishulli italian është në kaos.
Ishulli – popullsia e të cilit është nën 7,000 banorë – ka qenë prej kohësh porti i parë i thirrjes për njerëzit që kalojnë nga Afrika e Veriut dhe ka qenë një pikë e ndezur në krizën e migracionit në Evropë.
Dhjetëra varka të mbushura me emigrantë të paligjshëm erdhën nga Tunizia.
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni reagoi menjëherë për çështjen e emigracionit të paligjshëm gjatë një interviste në radion dhe televizionin publik Rai.
“Çështja e zhvendosjeve është e një rëndësie dytësore, muajt e fundit ato kanë qenë minimale. Problemi është ndalimi i ardhjes së emigrantëve në Itali, por ende nuk shoh që të vijnë përgjigje konkrete”, theksoi Meloni.
Ajo konfirmoi se “disa kohë më parë Italia informoi partnerët e saj se nuk mund të marrë automatikisht ata që kërkuan azil në vende të tjera dhe fillimisht kishin hyrë në Evropë nga Italia. Pikat tona të nxehta janë plot dhe Europa duhet të na ndihmojë të mbrojmë kufijtë tanë”, tha shefja e qeverisë italiane.
Duke folur me anëtarët e Shoqatës së Korrespondentëve të Huaj të Romës, Sekretari i Ligës dhe ministri italian i Transportit Matteo Salvini tha:
“Problemi janë largimet nga Tunizia, nuk ushtrohet kontrolli i nevojshëm. Dhe mund të them se kjo rritje e ardhjeve në Lampeduza nuk është e rastësishme. Mendoj se dikush kërkon të vërë në një pozitë të vështirë, një qeveri që nuk është e përshtatshme.”
Ndërsa ministri italian i Transporteve dhe zëvendëskryeministri i qeverisë tha:
“Trafikimi i qenieve njerëzore është në duart e krimit të organizuar, ka të bëjë me fitime miliona euro dhe një “akt lufte” kundër Italisë. Nëse ardhjet vazhdojnë me këtë ritëm, vendi im do të shembet”,
Sipas Salvinit “vdekja e fëmijës vetëm pesë muajsh, mbrëmë jashtë Lampedusës, simbolizon vdekjen sociale dhe politike të Evropës” dhe “Italia ka mbetur vetëm, me Gjermaninë dhe Francën, të cilat në orët e fundit vendosën të mbyllin dyert e tyre”.
Ai theksoi gjithashtu se “nëse Italia detyrohet të merret vetëm me emigracionin dhe refugjatët, asnjë lloj ndërhyrje nuk mund të përjashtohet. Çështja kryesore është mbrojtja e kufijve jugorë të Evropës”, nënvizoi Matteo Salvini.
Lini një Përgjigje