TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota22 Nëntor 2023, 14:51

Ish-këshilltari i Barack Obamës bëhet viral: Nëse kemi vrarë 4 mijë fëmijë palestinezë dhe nuk ka qenë e mjaftueshme (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Ish-këshilltari i Barack Obamës bëhet viral: Nëse kemi

Stuart Seldowitz, ish-këshilltar për siguri nacionale i ish-presidentit amerikan Barack Obama, është filmuar duke keqtrajtuar një shitës të ushqimi “hallall” në Manhattan, duke e quajtur “terrorist”.

Videoja tjera janë shpërndarë në X, ku shihet Seldowitz duke fotografuar shitësin të cilit i bën komente islamofobe.

“Nëse kemi vrarë 4 mijë fëmijë palestinezë, a e dini çfarë? Nuk ka qenë mjaftueshëm”, thotë Seldowitz.

Ndryshe këto video janë shpërndarë në internet në momentin kur janë rritur tensionet mes mbështetësve propalestinezë dhe ata proizraelitë që po organizojnë tubime në mbarë Shtetet e Bashkuara.

Këto tensione janë prezentë në New York, ku pothuajse çdo ditë po organizohen demonstrata, e janë regjistruar edhe raste të urrejtjes anti-islam dhe antisemitist.

 

 

barack obama stuart seldowitz

Lini një Përgjigje