TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota13 Qershor 2024, 08:28

Ikën Aleksandër Vulin, Vuçiç emëron shef të Shërbimit Sekret besnikun e tij

Shkruar nga Pamfleti
Ikën Aleksandër Vulin, Vuçiç emëron shef të
Vuçiç dhe Vladimir Orliç

Vladimir Orliç do të jetë shefi i ri i shërbimeve sekrete serbe. Mediat serbe njoftojnë se ai është një zyrtar i Partisë Progresive Serbe të Aleksander Vuçiç dhe vendimi për emërimin e tij është marrë në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Ai ka qenë deputet për disa mandate dhe ka mbajtur edhe detyrën e kryetarit të Parlamentit në vitet 2022-2024.

Në këtë pozitë, Orliç do ta pasojë Aleksandër Vulin-in, aktualisht Zëvendëskryeministër i Serbisë, pas dorëheqjes që ai e kishte dhënë muaj më parë, pak kohë pasi që ishte sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA).

Ky vendim është marrë të mërkurën në seancën e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Serbisë, e drejtuar nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, pasi që të gjithë anëtarët e këshillit kanë dhënë pëlqimin e tyre që Orliç të jetë në krye të BIA-s.

Vladimir Orliç është një politikan serb, i cili që nga krijimi i Partisë Progresive Serbe (SNS) – partia e Vuçiç-it – është pjesë e saj.

Në vitin 2021, ai ishte zgjedhur edhe nënkryetar i SNS-së, ndërsa nga viti 2022 deri më 2024, Orliç ka qenë Kryetar i Kuvendit të Serbisë.

Orliç është i njohur nga publiku në Serbi për fyerjet dhe denigrimet e kundërshtarëve politikë.

vladimir orliç vuçiç aleksandër vulin

Lini një Përgjigje