Një incident në të cilin u përfshi ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov , është regjistruar nga kamerat teksa Vladimir Putin po fliste në samitin e BRICS.
Siç shihet në video, një person teksa kalonte pas presidentit të Rusisë i shkeli këmbën Lavrov dhe nuk i kërkoi falje.
Pamjet tregojnë dhimbjen e Lavrov nga shkelja, me disa që pretendojnë se edhe ministri i Jashtëm rus i mallkoi njeriun që e shkeli, duke thënë "Idiot dreqi".
Megjithatë, kjo nuk ishte i vetmi shpërthim i Lavrov nga samiti Brics që u diskutua, pasi mediat ruse u fokusuan edhe në faktin se ministri i Jashtëm rus mbante në dorë një celular të palosshëm.
Siç raportohet nga mediat ruse, Lavrov raportohet se ka braktisur iPhone-in që përdorte, duke e zëvendësuar me një celular Huawei , lajm i transmetuar nga agjencia kineze e lajmeve Xhinua.
Reading his lips: “F###ot, b###d”
— Euromaidan Press (@EuromaidanPress) October 24, 2024
Part 2 pic.twitter.com/KQFPYRtrl8
Lini një Përgjigje