TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota12 Gusht 2024, 14:36

Sulmi ukrainas tërbon Putin, takim urgjent me zyrtarët: Duhet të dëbojmë armikun!

Shkruar nga Pamfleti
Sulmi ukrainas tërbon Putin, takim urgjent me zyrtarët: Duhet të
Vladimir Putin

Presidenti rus Vladimir Putin ka thirrur një takim zyrtarësh për situatën në rajonet kufitare.

Ai thotë në takim se detyra kryesore e ministrisë së mbrojtjes është të shtyjë, të dëbojë armikun nga territori rus.

Putin u shpreh se motivimi i Ukrainës për ofensivën ishte përmirësimi i pozicionit të saj negociues.

Më shumë se 76,000 njerëz janë evakuuar tashmë nga rajoni Kursk në Rusi, ku është shpallur gjendja e jashtëzakonshme nga autoritetet lokale.

Pas ndërhyrjes ushtarake të Ukrainës në territorin rus, në rajonin Kursk i cili ka një popullsi prej 14 mijë banorë, iu tha të evakuoheshin.

Gjithashtu Në Belgorod, që është rajoni në jug të Kurskut, rreth 11 mijë njerëz janë duke u evakuuar.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e pranoi sulmin për herë të parë të shtunën mbrëma, duke thënë se Rusia kishte nisur 2000 sulme nga rajoni i saj Kursk këtë verë dhe ajo meritonte një përgjigje.

Një zyrtar i lartë ukrainas i thotë agjencisë së lajmeve AFP se mijëra trupa janë të angazhuar në operacion, shumë më tepër se inkursioni i vogël i raportuar fillimisht nga rojet kufitare ruse.

Ky është sulmi më i madh i koordinuar në territorin rus nga forcat konvencionale të Kievit.

Lini një Përgjigje