TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota25 Mars 2024, 20:43

Sulmi terrorist në Moskë, rëndohet bilanci i viktimave; 139 të vdekur!

Shkruar nga Pamfleti

Sulmi terrorist në Moskë, rëndohet bilanci i viktimave; 139

Numri i viktimave të shkaktuara nga sulmi terrorist në Moskë, vijon të rritet ende. Dy persona të tjerë janë konfirmuar të vdekur pas sulmit brutal në sallën e koncerteve në Moskë të premten, duke e çuar numrin e total të viktimave në të paktën 139 të vrarë.

"Rezultatet fillestare të hetimit tregojnë se sulmi ishte planifikuar dhe përgatitur me kujdes", tha Alexander Bastrykin, kreu i Komitetit Hetues të Rusisë, në një transmetim të drejtpërdrejtë televiziv.

Njoftimi i Komitetit Hetues të Rusi:

Vdekje: 139 persona të vrarë në total, 137 vdiqën në vend, dy vdiqën në spitale.  

Identifikuar: 75 nga 139 persona janë identifikuar, duke përfshirë tre fëmijë.

Shkaku i vdekjes: 40 persona kanë vdekur nga plagët me armë zjarri, dy persona kanë vdekur nga një kombinim i plagëve me armë zjarri dhe goditje me thikë.

Si pasojë e zjarrit, 45 persona humbën jetën nga ekspozimi ndaj temperaturave të larta dhe produkteve të djegies.

Lini një Përgjigje